Lajme

Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 06 February 2024

Sukseset e brendit kosovar Prince Caffe, si prodhuesi më i madh në rajon me lloje të ndryshme të produkteve të kafesë, tashmë i njohur në Evropë dhe më gjerë, nuk kanë të ndalur.

Duke iu falënderuar cilësisë së dëshmuar që e ofron ndër vite Prince Caffe, por edhe gamës së gjerë të llojeve të kafesë që kjo kompani prodhon, bashkëpunimi me kompani të mëdha është bërë shumë i lehtë.

Tashmë brendin Prince Caffe mund ta gjeni nëpër shumë markete në Kroaci pas bashkëpunimit që është arritur me zinxhirin kroat Plodine, që posedon supermarketet më të mëdhenj në rajon.

-Advertisement-

Plodine, i themeluar më 1993 në Rjekë, është një nga zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve në rajon. Sot ky rrjet numëron mbi 125 supermarkete në të gjithë Kroacinë.

Ky bashkëpunim ka për qëllim që produktet e kafesë Private Label të Prince Caffe, të jenë pjesë e këtij rrjeti të marketeve më të mëdha në rajon.

Me kapacitet të prodhimit me mbi 40,000 ton në vit, Prince Caffe vazhdon të zgjerojë aktivitetet eksportuese në tregun global.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera