Lajme

Kurti nga samiti i BE-së në Shkup: Brukseli dhe Washingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor për rritjen ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 22 January 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për samitin e BE-së që po mbahet në Shkup, duke thënë se do të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që të ecin drejt Bashkimit Evropian.

Kurti, theksoi se sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara, ndërkaq në ditët në vijim do të dorëzojë listën e projektee për sa i përket reformave.l

“Brukseli dhe Washingtoni bashkë me Ballkanin Perëndimor për rritjen ekonomike dhe jo vetëm të rajonit tonë, vlerat e Bashkimit Evropian duhet të bëhen reforma të ne”.

-Advertisement-

“Mbështetja e Bashkimit Evropian duhet të jetë edhe financiare plani i rritjes nënkupton gjashtë miliardë euro për rajonin tonë, sasia që merret varet nga punë e mira që bëjnë dhe performanca që tregojmë”, ka deklaruar Kurti.

“Kosova sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuar ndërkaq në ditët në vijim do të dorëzojmë listën e projektee për sa i përket reformave aty në qendër e kemi reformën e administratës spublike, ndërkaq të projekteve i kemi për agjendë e gjelbër digjitalizimin investimin në sektorin privat dhe ngushtimin e hendekut infrastrukturor”.

“Ky takim fort i rëndësishëm i cili do të mundësojë të ketë sa më shumë bashkëpunim rajonal dhe ecje më të përshpejtuar drejt bashkimit Evropian, që është qëllimi dhe fati ynë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera