Kurti kujton Ahmet Kaçikun dhe dëshmorët e Reçakut
Autori: Gazeta inFokus
23:01 | 19 January 2024
Kryeministri Albin Kurti, ka kujtuar rënien e komandantit Ahmet Kaçiku dhe dëshmorëve të tjerë më 15 janar 1999 në Reçak.
Kurti përmes një postimi në Facebook, tha se “Që nga e premtja e 15 janarit të vitit 1999, kur forcat speciale policore të Serbisë kryen masakër në Reçak dhe deri më 11 shkurt kur u varrosën të vrarët, në Reçak dhe në disa fshatra të tjera përreth të Shtimes, nisi një betejë për mbrojtjen e kufomave të të vrarëve”.
“Më 19 janar, te Guri i Bagdashit në Reçak, ra dëshmor Ahmet Kaçiku, Komandant i Brigadës 161 të Zonës Operative të Nerodimes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Serbia nuk mjaftohej vetëm që po i masakronte civilët e paarmatosur shqiptarë, ajo i donte edhe kufomat e tyre që t’ua bënte ‘autopsinë’ para ekipit të forenzikës nga Bashkimi Evropian që asokohe udhëhiqej nga finlandezja Dr. Helena Ranta”, ka shkruar Kurti.
Ai tha se “Ahmet Kaçiku kishte lindur në fshatin Biti e Epërme në vitin 1964, pikërisht më 15 janar, datën që do të kryhej masakra e Reçakut, me të cilën do të lidhet emri i tij përgjithmonë. Pas rënies së komandantit të saj, Brigada 161 u quajt Brigada “Ahmet Kaçiku”. Ahmet Kaçiku ishte angazhuar për mbrojtjen e civilëve të asaj zone që nga 15 janari dhe derisa u vra më 19 janar. Po atë ditë, ra dëshmor edhe ushtari i UÇK-së, Vezir Jashari nga fshati Gradish i Gjilanit”.
“Atë ditë, pra më 19 janar 1999, në fshatin Mollopolc të Shtimes, po varroseshin nëntë dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishin vrarë ditën e masakrës në Reçak më 15 janar: Ali Beqa, Shaqir Berisha, Ismail Luma, Kadri Syla, Sadik Mujota, Mehmet Mustafa, Skënder Qarri, Enver Rashiti dhe Nazim Kokollari. Dy ditë më pas, më 21 janar, në varrezat e dëshmorëve në Mollopolc u varros edhe Ahmet Kaçiku”.
Më tej Kurti ka shkruar se “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një ushtri e ngritur nga luftëtarë vullnetarë në luftën e drejtë për çlirimin e atdheut dhe si një ushtri popullore, mes detyrave të saj më të vështira për UÇK-në, ishte mbrojtja e banorëve civilë nga vrasjet, masakrat, torturat, plaçkitjet dhe djegjet prej forcave policore, ushtarake dhe paraushtarake të Serbisë”.
“Lavdi Ahmet Kaçikut, mes kujtimeve për dëshmorët e UÇK-së të rënë në Reçak dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

T� tjera
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
































