Sport

Mourinho te Napoli? Mendez telefonon presidentin De Laurentiis

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 18 January 2024

Jose Mourinho te Napoli? Ajo që konfirmojnë me siguri absolute mediat italiane është që pas shkarkimi të “Special One” nga Roma, agjenti i tij i fuqishëm Jorge Mendes nuk ka humbur kohë dhe ka kontaktuar me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Një telefonatë me synimin e një sondazhi, duke qenë se Napoli po shqyrton profile të ndryshme trajnerësh për sezonin e ardhshëm. Presidenti De Laurentiis që nga Riadi po punon për merkaton e përforcimeve për Napolin, ka marrë tanimë informacionin për disponueshmërinë e Mourinhos.

Është e lehtë të imagjinohet ndërkohë se paga e Morinhos, 7 milionë euro, plus bonuset, në sezon që merte te Roma, mund të përbëjë një pengesë për parametrat financiarë të Napolit.

-Advertisement-

Një sforco ekonomike të tillë Presidenti De Laurentiis mund ta bënte vetëm për Antonio Conten, por gjithsesi tanimë kontaktet e para kanë nisur dhe nuk është cudi që në të ardhmen Mourinho të shkojë në stolin e Napolit, ndoshta edhe me dëshirën për t’i provuar Romës se ka gabuar.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy