Lajme

Avokati Smakiqi: Hasan Dakaj deklaroi para prokurorit serb se e kanë ngatërruar me dikë tjetër

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 08 January 2024

Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj në Serbi.

Në lidhje me këtë ka folur avokati i angazhuar nga familja, Xhevdet Smakiqi, i cili theksoi se Hasan Dakaj para prokurorisë serbe ka thënë që e kanë ngatërruar me dikë tjetër.

“Sipas deklarimit të Hasan Dakajt para prokurorit serb, ai ndjehet i pafajshëm dhe e kanë ngatërruar atë me identitet me dikë tjetër. Sipas familjarëve ai fare nuk ka operuar në ato lokacione për të cilat pretendon Prokuroria e Serbisë”, ka thënë Smakiqi në një lidhje direkte në Info Magazine në Klan Kosova.

-Advertisement-

Përndryshe, të dielën, Smakiqi deklaroi se Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd në rrugën Baçvanska.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy