Një ministri e dy komuna u gjobitën këtë vit nga Agjenica për Informim
Autori: Gazeta inFokus
11:10 | 24 December 2023
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komuna e Shtërpcës dhe ajo e Fushë-Kosovës, janë institucionet e gjobitura nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) për moslejim të qasjes në dokumentet publike. Kështu ka bërë të ditur për EO, komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku.
Komuna e Fushë-Kosovës është gjobitur nëntë herë nga ky institucion, e cila nuk ka arritur as pas shqiptimit të gjobave të ofrojë qasje në dokumentet publike.
Komisionerja e AIP-së, Krenare Sogojeva-Dermaku, ka thënë për Ekonomia Online, se gjoba më e vogël është 1 mijë euro deri te më e larta 4 mijë euro.
“Gjobat e shqiptuara te qasja në dokumente publike është një për Ministrinë e Infrastrukturës, një për Komunën e Shtërpcës dhe të gjitha gjobat tjera janë për Komunën e Fushë-Kosovës, që fatkeqësisht kemi hasur në një rezistencë të vazhdueshme që të mos jepet qasja dhe normalisht edhe përkundër të gjitha diskutimeve që i kemi pasur edhe konsultimeve në kuptimin zyrtar përmes shkresave por edhe takimeve, nuk kemi arritur që t’i realizojmë të drejtat e qytetarëve për të pasur qasje, përçka edhe ka rezultuar që sot Komuna e Fushë-Kosovës brenda vitit 2023 t’i ketë nëntë gjoba”, ka thënë Sogojeva-Dermaku.
“Meqë shkeljet kanë qenë të natyrës së njëjtë edhe thjesht komunikimi ndër zyrtar ka qenë i njëjtë, gjoba më e ulët është 1 mijë euro, tjerat janë katër mijë për secilën. Për secilën është nga katër mijë euro, që nëse mblidhen në total del një shumë jo e vogël”, ka thënë tutje ajo.
E sa i përket ankesave ndaj institucioneve, numri total i tyre shkon në 676. Disa janë për mohim të qasjes në dokumente publike e disa për mbrojtjen e të dhënave personale.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
































