“Të dyshuarit për vrasjen e Liridonës nuk kanë mundësi të komunikojnë mes vete”
Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 23 December 2023
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani deklaron se katër të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt po qëndrojnë në katër institucione të ndryshme korrektuese.
Ai mohon se të njëjtit kanë pasur mundësi të komunikojnë mes vete gjatë qëndrimit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.
Pas caktimit të masës së paraburgimit për Naim Murselin, Granit Plavën e Kushtrim Kokallën, u raportua se të njëjtit gjatë shëtitjeve po qëndrojnë së bashku.
Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Ismail Dibranit bën të ditur se bashkë me Prokurorin e Shtetit, kanë vendosur që të shpërndajnë të njëjtit në institucione të ndryshme.
“Në asnjë rrethanë, në asnjë moment, personat që janë të njëjtës vepër nuk vendosën në të njëjtën dhomë. Mund të vendosin në të njëjtin burg, por natyrisht edhe rutinat edhe shëtitjes duhet të organizohen në mënyrë që ata mos të kenë kontakt njëri me tjetrin.
Njëjtë për shkak të situatës së rëndë dhe debatit që është zhvilluar pothuajse në të gjitha mediat në Kosovë, ne fillimisht i kemi vendosur sepse vepra e tyre ka qenë e rëndë dhe është dashur që ata të vendosën në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Si rezultat i kësaj ata vlerësohen me rrezikshmëri shumë të lartë deri në takimin e komisionit për kategorizim, komision i cili vendos për të ardhmen se si ata do të trajtohen. Por duke marrë parasysh debatin që është zhvilluar në opinion dhe rasti tashmë kishte marrë përmasat edhe jashtë Kosovës, ne është dashur në konsultim me Prokurorin e Shtetit që t’i shpërndajmë në institucione të ndryshme”, deklaron ai.
Edhe personi i katërt, i cili dyshohet që ka furnizuar me armën e krimit, Naim Murselin dhe Granit Plavën, Dibrani shton se është dërguar në burg tjetër.
“Në katër institucione të ndryshme, në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Burgun e Prishtinës, në Qendrat e Paraburgimit në Gjilan dhe në Qendrën e Paraburgimit në Pejë”, shtoi Dibrani.
Ai thotë se personat të cilët akuzohen për të njëjtin vepër nuk kanë mundësi kontakti me njëri-tjetrin.
“Në asnjë moment ata nuk kanë qëndruar në një dhomë, në asnjë moment ata nuk kanë pasur mundësi të zhvillojnë shëtitje të përbashkëta por për të qenë më të sigurt dhe për të pasur mundësi as stafi të përcjell ndonjë mesazh tek njëri-tjetri, edhe pse këto nuk ndodhin, por për t’u siguruar në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ne kemi vendosur që këta persona të t’i ndajmë në institucione…
Jo vetëm këta persona, por secilin person që vije në grup dhe është i së njëjtës vepër, ata shpërndahen në institucione të ndryshme apo në të njëjtën institucion por që nuk kanë mundësi kontakti me njëri-tjetrin”, përfundoi ai.
Vrasjen e Liridona Ademajt dyshohet se e ka organizuar bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Ajo u vra më 29 nëntor në Bërnicë të Prishtinës. /kp/
Të tjera
-
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Osmani thotë se Kanadaja ka aprovuar kërkesën e saj për Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Presidentja Vjosa Osmani njoftoi për “një lajm të mrekullueshëm” nga Hali...
-
Hamza: Bashkatdhetarët në Këln u bashkuan me ne për ta bërë Kosovën më të mirë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka mbajtur tubim me bashkatd...
-
Vdes tragjikisht një 25-vjeçar në Prizren, i ra metali në kokë derisa po punonte
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës vdiq tragjikisht pasditen e ...
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...
-
Haradinaj: Fatmir, po i vie era fitore – anëtarësimi në NATO në vitin e parë të qeverisjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalici...
-
Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kun...
-
Vrạsja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komento...
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...