Sport

U turpëruan nga një ekip amator, drejtuesit e klubit historik u kthejnë paratë e biletave tifozëve

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 22 December 2023

Ajax do të rimbursojë paratë e shpenzuara nga tifozët për biletat për ndeshjen kundër USV Hercules, të cilën gjigantët e Amsterdamit e humbën duke u eliminuar papritur nga Kupa e Holandës.

“Ishte një dështim i madh nga ana e ekipit dhe klubi ndan dhimbjen e kësaj ndeshjeje me tifozët. Na vjen turp”, thuhet në një shënim të dërguar nga Ajax për tifozët që kanë udhëtuar drejt Utrehtit për të parë skuadrën e eliminuar nga gara nga një ekip amator, që luan në kategorinë e 4-t të futbollit holandez.

Kjo ishte hera e parë, në më shumë se 120 vjet histori, që Ajaxi eliminohet nga një ekip amator nga Kupa e Holandës.

-Advertisement-

Në fund të ndeshjes, René van der Krooij, trajneri i USV Hercules, foli plot zhgënjim për qëndrimin e kundërshtarëve.

“A e dini sa njerëz nga Ajaxi më kanë uruar pas ndeshjes? Zero! E kuptoj që lojtarët janë në siklet dhe nuk e bëjnë këtë, por jo një person në ekipin teknik apo drejtues… Është e trishtueshme të vish nga një klub kaq i madh dhe të mos kesh minimumin e respektit”- tha ai.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy