Sport

Si u vodh kupa botërore e FIFA-s më 19 dhjetor të vitit 1983 në Brazil

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 19 December 2023

Kupa botërore e FIFA-s, Juless Rimet u vodh më 19 dhjetor të vitit 1983 në Brazil.

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë dhe u lejua për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari, siç ishte përcaktuar nga kryetari i parë i FIFA-s, Jules Rimet, në vitin 1929.

Kupa mbahej e ekspozuar në selinë e Konfederatës braziliane të Futbollit në Rio de Janeiro në një kabinet me xham rezistent ndaj plumbit.

-Advertisement-

Më 19 dhjetor 1983, pjesa e pasme prej druri e kabinetit u ça me një levë dhe kupa u vodh.

Katër persona u dënuan në mungesë për krimin. Kupa nuk është gjetur, ndërsa besohet se është shkrirë, duke u kthyer në shufra ose pllaka ari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera