Shala: Qeveria Kurti ia zvogëloi buxhetin edhe kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, s’kanë ndjenja as për këta
Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 15 December 2023
Në EURO n’7 është diskutuar buxheti i vitit 2024 i cili është vetëm nga pozita ndërsa që opozita e ka quajtur si buxhet politik i LVV, social dhe aspak zhvillimor.
Katër komunave që udhëhiqen nga PDK-ja, Qeveria nuk iu ka ndarë as edhe një cent të vetëm për projekte të reja. Sipas deputetit Ferat Shala kjo tregon inatin që qeveria Kurti ka në raport me qytetarët që nuk i votuan kandidatët e LVV për kryetar komune.
Sipas deputetit Shala projektbuxheti i vitit 2024 ka kaluar duke mos marr parasysh asnjë propozim qoftë nga opozita apo shoqëria civile.
“Ky është buxhet politik, diskriminues e aspak zhvillimor sepse në nivelin lokal qeveria nuk mund ta kontrollojë buxhetin për shkak se ka vetëm katër komuna dhe ndarjen 78% me 22% e ka bërë pikërisht për këtë arsye, kjo nuk ka ndodhur kurrë deri më sot. Kemi zero investime për projekte të reja në katër që udhëheq PDK-ja dhe kjo tregon sesa joparimore dhe diskriminuese është kjo qeveri. Çfarë duhet të bëjë më shumë Drenica që të trajtohet ndryshe nga kjo qeveri, ky rajon ka më së shumti ish ushtar e invalid të luftës, është rajoni që është shkatërruar më së shumti në luftën e fundit, është injoruar me dekada me investime dhe sot vjen një qeveri e cila nuk ndan asnjë cent për projekte të reja në këtë rajon. Kjo është e tmerrshme dhe e pafalshme për këtë qeveri”, ka thënë deputeti Shala.
Tutje deputeti i PDK-së ka thënë se Qeveria Kurti për vitin 2024 ka rritur buxhetin për mallra dhe shërbime që tregon se nuk e ka mendjen tek zhvillimi por tek luksi.
Për vitin 2024, sipas deputetit Shala, qeveria ka planifikuar 518 milionë euro për mallra dhe shërbime në secilin dikaster qeveritar e që sipas tij bie ndesh me secilin premtim që kjo qeveri ka dhënë për të ardhur në pushtet. Shala ka thënë se vetëm ministria e Kulturës ka ndarë mbi 500 mijë euro për vetura, ndërsa asnjë cent për Skenderajn.
“Këtë nuk e meritojnë qytetarët e vendit, nuk e meriton Mitrovica, nuk e meriton Prizreni, nuk e meritojnë këtë diskriminim sikur që nuk e meritojnë shumë sektor tjerë. Me pas buxhet më shumë një AKP të cilën për me ardh në pushtet kjo qeveri e ka sha dhe ka premtuar se do ta mbyll sesa një komunë e tërë kjo është e papranueshme. Ju kujtohet afera e xhipave të zi për të cilët fliste kryeministri, tash vetëm për një vit një ministri blen 500 mijë euro vetura. Pra me rrit buxhetin e luksit dhe me ba premje të buxhetit në sektor vital kjo është e papranueshme. Përveç komunave kjo qeveri i’a ka tkurr buxhetin për afro një milion euro edhe UP-së. Me këtë buxhet është diskriminuar arsimi, shkenca kultura dhe blejnë vetura”, ka thënë Shala.
Një kategori tjetër që ka më pak buxhet sesa vitin e kaluar për më shumë se 3 milionë euro janë edhe kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Kjo sipas deputetit Shala tregon se kjo Qeveri nuk ka as dhembshuri as ndjenja për këtë kategori.
Të tjera
-
Ish-Kryeministri Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria
Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se an...
-
Ndërron jetë meteorologu Sylë Tahirsylaj
Meteorologu i njohur Sylë Tahirsylaj ka ndërruar jetë sot. Lajmin e kanë b...
-
Kurti kujton Fan Nolin, 100 vite prej ditës kur Noli u bë Kryeministër i Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Fan Nolin në 100 vjetorin kur...
-
Gjermania iu bën thirrje aleatëve të NATO-s: T’i rrisim shpenzimet ushtarake
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë të ditur se aleatët ev...
-
Rrạhja mes tifozëve, gazetari i Sky Sports shpegon problemet politike Kosovë – Serbi: Kosova është shtet i pavarur, Serbia nuk e njeh
Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë....
-
Sky News: Përleshja ndodhi vetëm mes tifozëve shqiptarë e serbë, nuk pati të përfshirë anglezë
Fillimisht u raportua se tifozët e Anglisë dhe Serbisë kanë pasur një përlesh...
-
Ndeshja Shqipëri -Itali, Policia Shqiptare patrulloi bashkë me atë gjermane mbrëmë – pamjet
Policia e shtetit shqiptar ka ndarë pamje duke asistuar policinë gjermane për...
-
Aksidẹnt i rëndë në Greqi, katër të vdẹkur mes tyre një shqiptar
Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar nga përpla...
-
Kotroll policor në dy shkolla në Leposaviq, Veton Elshani jep detaje
Zëvendës Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani...
-
Përplasja mes tifozëve anglez dhe serb dyshohet se nisi nga shqiptarët
Disa orë përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë ka shpërthyer dhuna mes tif...
-
Prestigjiozja Financial Times: Serbia do t’i jap leje kompanisë Rio Tinto për hapjen e minierës së litiumit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përgatitet t’i japë kompanisë Rio Tinto, ...
-
Kosova dhe Serbia në mesin e shteteve që e mbështetën deklaratën për integritetin territorial të Ukrainës
Tetëdhjetë vende të botës, nga njëqind sa morën pjesë në një samit për paqe n...