Sport

Historike në Premier League, do të gjykojë një femër

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 15 December 2023

Premier League njoftoi këtë të enjte, përmes platformave të saj zyrtare, se ndeshja Fulham-Burnley, e programuar më 23 dhjetor, do të jetë ndeshja e parë në ligën më të lartë angleze që do të gjykohet nga një femër. Gjyqtarja në fjalë është Rebecca Welch.

Kjo nuk është hera e parë që welch bën histori. Në vitin 2021, anglezja u bë gruaja e parë që u caktua për të arbitruar një ndeshje EFL, domethënë në nivelet dytësore.

Interesant është fakti se Welch ka qenë edhe gjyqtarja e ndeshjes mes Benfikës dhe Frankfurtit, në “Estádio da Luz”, në Champions League për femra.

-Advertisement-

Nuk do të jetë vetëm Rebecca Welch ajo që bën histori. Sam Allison gjithashtu do të shfaqet gjatë “Boxing day”, në Premier League. Anglezi do të gjykojë Sheffield-Luton, më 26 dhjetor, duke u bërë kështu arbitri i parë me ngjyrë që do të vendosë drejtësi në një ndeshje Premier League-s pas 15 vitesh (Uriah Rennie u dha fund arbitrimit në Premier League në vitin 2008).

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy