Lajme

Osmani në Bruksel, merr pjesë në samitin e liderëve BE-Ballkani Perëndimor

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 12 December 2023

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar në Bruksel, ku do të merr pjesë në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Aty, Osmani do t’i informojë krerët e shteteve dhe të BE-së lidhur me situatën e sigurisë në vend, pas sulmit të agresionit të Serbisë më 24 shtator.

“Në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Presidentja Osmani do të diskutojë nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit në dritë të sfidave të vazhdueshme të sigurisë në rajon dhe më gjerë, duke filluar me mbështetjen për statusin e vendit kandidat për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

-Advertisement-

Në këtë takim temë e diskutimit nga liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, do të jetë edhe procesi i zgjerimit, dhe perspektiva evropiane.

“Bashkërendimi i politikave të përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe tejkalimi i sfidave të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera