21 vjet burgim dhe 5 mijë e 500 euro gjobë ndaj katër të akuzuarve për vrasjen në Ferizaj, njëri lirohet nga akuza
Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 11 December 2023
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Leonit Muhaxheri, Albin Balia, Eugen Bajralia dhe Rinor Jashari, duke i dënuar me 21 vjet burgm dhe 5 mijë e 500 euro gjobë (së bashku), për vrasjen e B.Q., në shtator të 2020-ës në Ferizaj. Ndërsa, i akuzuari Mërgim Atanasova u lirua nga akuza.
Shpallja e aktgjykimit ndaj pesë të akuzuarve, është bërë të hënën nga kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Ilir Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari Muhaxheri për veprën penale “Vrasje” është dënuar me 16 vite burgim.
Të akuzuarit Balia dhe Bajralia për veprën penale në bashkëkryerje “Pjesëmarrja në rrahje”, secili veç e veç janë dënuar me nga 2 vite e gjashtë muaj burgim.
I akuzuarin Jashari, për veprën penale “Kanosja” është dënuar me gjobë prej 5 mijë e 500 euro, ndërsa është liruar nga akuza për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”, për shkak se nuk është provuar se ka kryer këtë vepër.
Kurse, i akuzuari Atanasova, për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”, është liruar nga akuza pasi që nuk është provuar se ka kryer këtë vepër penale.
Palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore-juridike janë udhëzuar në kontest të rregullt juridik.
Gjyqtari Bytyqi ka njoftuar se të akuzuarve iu vazhdohet masa e paraburgimit derisa aktgjykimi të bëhet i formës së prerë. Ndërsa, në dënimin me burgim, do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Ndryshe, më 7 korrik 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Leonit Muhaxheri, Albin Balia, Eugen Bajralia, Rinor Jashari dhe Mërgim Atanasova, duke i dënuar me 22 vite e 7 muaj burgim dhe 5 mijë e 500 euro gjobë për vrasje të rëndë në Ferizaj.
Ndërsa, më 14 dhjetor 2022, Gjykata e Apelit ka kthyer çështjen në rigjykim rastin ku pesë të akuzuarit Leonit Muhaxheri, Albin Balia, Eugen Bajralia, Rinor Jashari dhe Mërgim Atanasova ishin dënuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Ferizaj më 30 nëntor 2023 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Leonit Muhaxherit edhe ndaj të akuzuarve Albin Balia dhe Eugen Bajralia. Ndërsa të akuzuarit Rinor Jashari dhe Mërgim Atanasova u liruan nga akuza. Më 24 nëntor, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Naim Rudari ka parashtruar kërkesën pasurore- juridike në vlerë prej 1 milion euro.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj të përpiluar më 19 mars 2021, Leonit Muhaxheri, më 4 shtator 2020, rreth orës 20:08, në rrugën “Wesley Clark” në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.Q, me ç’rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit A.L. Aktakuzën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...