Zemaj akuzon Qeverinë Kurti e Arben Vitinë për gjendjen në shëndetësi
Autori: Gazeta inFokus
12:56 | 08 December 2023
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se Ligjin për Shëndetësi dhe për atë për sigurimet shëndetësore, ministri Arben Vitia i ka larguar nga Strategjia.
Zemaj në një konferencë për media theksoi se gjendja në këtë sektor është e vështirë dhe se akuzuar Qeverinë për këtë.
“Fondi shëndetësor të cilin e ka premtuar ministri Vitia që tri vjet nuk e kemi askund, e madje lajmi kryesor i ditës, që po e them për herë të parë në këtë konferencë është se pikërisht ky ministër e ka larguar nga strategjia ligjin për shëndetësi dhe ligjin për sigurimet shëndetësore. Kam informacione të sakta të konfirmuara që ky ligj është bartur për vitin e ardhshëm ashtu siç është bartur që tri vite me radhë. Domethënë prioritetet dhe premtimet që erdhën qeveria në pushtet tani po kalojnë në bartje në vitet e ardhshme”.
Zemaj tha se Ministria e Shëndetësisë as shpenzimet e buxhetit të saj nuk i ka shfrytëzuar gjë që tregon papunën e tyre. Sipas Zemaj, dështimi i kësaj Ministrie nuk mbaron sepse nuk mbarojnë interesat e tyre.
“Kjo qeveri nëse shumë pak ka punuar në fusha të tjera, në shëndetësi nuk po ka punuar fare. Ja faktet të cilat tregojnë që nuk ka punuar fare, për tri vite janë ndërruar tre ministra, nuk ka as një strategji në shëndet, më shumë se 200 mjekë po na ikin çdo vit, e për ikjen e tyre nuk ka asnjë reagim nga qeveria, nuk kemi asnjë investim kaptial, kemi ankesa të njëjta nga të gjitha odat profesionistëve shëndetësor”.
Ai theksoi se Zyra Kombëtare e Auditimit ka vërtetuar se ka 36 raste në parregullsi në menaxhimin e kontratave të punës, parregullsi në procedurën e pagesave dhe shumë raste të tjera. “Këtë e sqaron më së miri raporti i shpenzimeve kapitale për periudhën janar-shtator, ku ministria e shëndetësisë ka shpenzuar vetëm tetë për qind të buxhetit nga investimet kapitale, zero për qind në pothuajse projektet e premtuara, zero për qind në shpenzime për autoambulanca, zero për qind shpenzime në pajisje të nevojshme shëndetësore”. / EO

T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
































