Valon Syla kërkon 30 mijë euro dëmshpërblim nga të akuzuarit për sulmin fizik ndaj tij
Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 04 December 2023
Gazetari Valon Syla i përfaqësuar nga avokati Kushtrim Palushi, gjatë dhënies së fjalës përfundimtare ka parashtruar kërkesë pasurore juridike në vlerë prej 30 mijë euro nga tre të akuzuarit për sulmin që kishte ndodhur tij në një kafiteri të Prishtinës.
Për këtë rast të akuzuar për shkaktim të lëndimit të lehtë trupor, janë Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani.“Në përputhje me ligjin, pala e dëmtuar propozon që me rastin e vendosjes për aktakuzën të vendos edhe për kërkesën pasurore juridike për të dëmtuarin e cila në këtë rast propozon që të jetë në shumën prej 30 mije euro”- tha avokati Kushtrim Palushi.
Kjo shumë e të hollave u kërkua në emër të shkaktimit të pasojave nga të dëmtuarit gjatë sulmit, shqetësimet që i kanë shkaktuar nga sulmi si të dëmtuarit, ashtu edhe familjarëve të tij.
Këtë propozim të avokatit e përkrahu edhe gazetari Valon Syla.
Avokati Kushtrim Palushi tutje shtoi se nga provat e administruara dhe të propozuara në aktakuzë do të vërtetohet se tre të akuzuarit e kanë kryer veprën penale duke marrë për bazë që të njëjtit edhe e kanë pranuar sulmin por që motivet nuk i kanë pranuar.
“Gjykata duhet të ketë parasysh këto rrethana rënduese si dhe faktin se sulme të tilla ndaj gazetarëve janë një fenomen në rritje e sipër”- tha Palokaj në fund .
Në fjalën përfundimtare edhe prokurori i prokurorisë Speciale, Afrim Shefkiu konfirmoi një gjë të tillë duke thënë që të akuzuarit e kanë pranuar se kanë kryer sulmin ndaj të dëmtuarit, por që nuk e kanë pranuar motivet që kanë shtyrë për kryerjen e kësaj vepre.
Prokurori kërkoi që të njëjtit të dënohen sipas ligjit duke marrë për bazë rrethanat lehtësuese dhe rënduese.
“Propozojmë që këta të akuzuar të shpallen fajtor dhe si rrethana rënduese të merren pesha e veprës penale, këmbëngulësia për të kryer veprën penale, rrezikshmëria shoqërore e veprës penale si dhe sjelljet e të akuzuarve në Gjykatë, por megjithatë nuk mund të anashkalohet edhe si rrethanë lehtësuese, gjendja familjare e tyre dhe mosha e tyre”- tha Shefkiu
“Ju do të bindeni që të tre këta janë të radikalizuar duke mos e njohur as trupin gjykues” – tha Shefkiu tutje.
Kurse të akuzuarit sikurse në seancën fillestare që ishte mbajtur ndaj tyre, nuk respektuan gjykatën dhe të njëjtit nuk u pajtuan me të thënat që mbrojtësit e tyre i deklaruan.
Mbrojtësi i të akuzuarit Kanan Hasni, Ridvan Kajtazi i propozoi gjykatës që të kihet parasysh kualifikimi juridik që ka bërë prokuroria, duke mos u pajtuar me një kualifikim të tillë.
“Konsideroj që Gjykata të ketë parasysh cilësimin juridik të kësaj vepre, ku në diapozitivin e aktakuzës , prokurori i shtetit ka konstatuar se të pandehurit të motivuar me ideologji ekstreme radikale islame, përkatësisht besimit fetar, e të njëjtit i vë në barrë veprën penale nga neni 185 paragrafi 3, nënparagrafi 3.1, ku në paragrafin 3.1 askund nuk përmendet elementi i ideologjisë ekstreme radikale përveç që përcaktohet se kur vepra penale kryhet ndaj viktimës se ndjeshme ose është e motivuar sipas kombësisë, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, prandaj në këtë rrethanë konsiderojmë që vepra penale nga neni 185 par 1 dhe vet i mbrojturi im e ka pranuar mirëpo sa i përket paragrafit 3 dhe faktit se i njëjti ka qenë i motivuar me ideologji ekstreme radikale”- tha Kajtazi.
Me këtë deklarim të tij nuk u pajtua i akuzuari Kanan Hasani.
Kurse Rrahman Ajeti tha se i mbrojturi i tij, Okan Hasani nuk e ka mohuar sulmin ndaj të dëmtuari mirëpo motivet nuk janë të tilla.
“I mbrojturi im edhe në këtë shqyrtim gjyqësor nuk e ka mohu sulmin ndaj Valon Sylës, mirëpo ka mohuar motivin qysh është cekur në aktakuzë” – tha Ajeti.
Sipas aktakuzës së siguruar nga KALLXO.com të akuzuarit me datën e lartë cekur në orët e vona të mbrëmjes, për motive ideologjike, ekstreme radikale Islamike, kanë lënduar lehtë të dëmtuarin Valon Syla.
Pas një publikimi që ky i fundit kishte bërë në rrjetin e tij social në Facebook, e që kishte të bënte me profetin Muhamet.
Të njëjtit e kishin përcjellë të dëmtuarin nga televizioni T7, deri në restorantin në breg të diellit “ Imagine”, ku kanë filluar ta sulmojnë të dëmtuarin me grushte në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.
Kështu i njëjti ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Kështu të njëjtit sipas prokurorisë Speciale kanë kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje.
Të tjera
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...