Sport

Mbrëmje e frikshme për Balotellin, Audi i tij përfundon jashtë rrugës

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 24 November 2023

Mbrëmje e frikshme për Mario Balotellin. Sulmuesi italian, pjesë e Adana Demirspor në Turqi, është i dëmtuar prej 15 nëntorit. Ndërkohë, në qytetin e Brescias ai ka rrezikuar jetën.

Audi i 33-vjeçarit ka përfunduar jashtë rrugës, duke u shkatërruar plotësisht. Për fat të mirë, futbollisti nuk ka pësuar asnjë lëndim. Edhe pse ishte tepër i shokuar nga ngjarja.

Sipas shtypit italian, policia tentoi t’i bënte një test alkooli, por lojtari refuzoi pasi rezultoi pozitiv në testin para-alkoolik.

-Advertisement-

Balotelit më pas iu hoq patenta e drejtimit të cilën ndër të tjera nuk e kishte me vete në momentin e aksidentit.

Sulmuesi nisi në shtator aventurën e dytë turke me Adanasporin. Dhe deri tani ka shënuar 3 gola në Superligën turke.

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy