Lajme

Rama në konferencë me Stoltenbergun: Kahja euroatlantike e Kosovës nuk diskutohet

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 22 November 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur sot konferencë të përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg, në Shkup.

Ai ka thënë që drejtimi euroatlantik i Kosovës tashmë as që diskutohet.

“Kahja euroatlantike e Kosovës është jashtë çdo diskutimi, ndërsa hezitimi për ta njohur nga vendet e BE-së dhe NATO-s janë jehonë e një të shkuare që është gjithnjë e më pak relevante me të tashmen që ka sjellë sfida dhe kërkon më tepër unitet dhe vështrim strategjik,” ka thënë Rama në konferencë.

-Advertisement-

Rama po ashtu ka thënë që është e padiskutueshme që paqja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera