Lajme

Lekaj për rrymën në veri: Mashallah, 113 milionë më 2021-2022, Vetëvendosje s’kishte lënë fyerje pa na bërë

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 15 November 2023

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se kur u pagua rryma në veri të vendit nga qeveria kur kreu i saj ishte Ramush Haradinaj, Vetëvendosje i kishte ofenduar rëndë.

“Mashalla 113 milionë euro rrymë ju paguan serbëve nga Qeveria Kurti në 2021/22. E dëshmuan në raportim KOSST! Më kujtohet kur ishte kryeministër z.Haradinaj, patëm marrë vendim që t’i ndanim 1 milionë euro për pagesë të energjisë komunave veriore, dhe Lëvizja  Vetëvendosje (pushteti i tanishëm) nuk la fyerje e etiketim poshtërues pa na bërë! Qytetarët le të gjykojnë e vlerësojnë racionalisht!”, shkroi Lekaj.

Qeveria Kurti ishte cak i kritikave të së njëjtës natyrë edhe nga deputeti i LDK-së Avdullah Hoti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera