Lajme

Hyseni nderon me mirënjohje karateistet medaliste në Botërorin e Karatesë

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 09 November 2023

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim karateistet medaliste në Botërorin e Karatesë, Fortesa Orana, Vlera Qerimi dhe Hatixhe Zejnullahu, sikurse edhe trajnerin e tyre, Alban Beqiri.

Nga komuna njoftojnë se pasi i ka uruar për rezultatet e jashtëzakonshme, suksesin e këtyre karateisteve, Hyseni e ka cilësuar si historik, duke u siguruar mbështetje institucionale për sukseset e radhës.

Ai shtoi se janë shumë krenarë që vajzat tona po përfaqësojnë vendin e qytetin tonë dinjitetshëm në kampionatet botërore.

-Advertisement-

“Ky sukses vlerësohet historik pasi që është fituar për herë të parë në konkurrencën e femrave dhe në nivel ekipor në karate, duke mposhtur Anglinë, Zvicrën, Francën dhe Kazakistanin. Në pesë meçe të Kosovës, karateistja gjilanase Fortesa Orana ka qenë e pamposhtur duke shënuar pesë fitore”, ka deklaruar Hyseni.

Për sukseset e arritura në Botërorin e Karatesë, kreu i Gjilanit, tri medalisteve u ka ndarë mirënjohje.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy