Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj ish-kryetarit të Gjilanit dhe të tjerëve
Autori: Gazeta inFokus
10:28 | 04 November 2023
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Pejë, me të cilin ishin liruar nga akuza për korrupsion me tenderë dhe krim të organizuar, ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe të akuzuarit tjerë.
Gjykata Themelore në Pejë, më 13 prill 2023, shpalli aktgjykim lirues ndaj: Qemajl Mustafës, Hatixhe Dakut, Vehbi Gecit, Qefsere Sadriut, IIjaz Rashitit, Musa Nasufit, Muhamet Kastratit, Fatmir Halilit, Drita Bajramit, Agim Hoxhës, Ramush Musliut, Selvije Shefkiut, Ganimete Kastratit, Shemsedin Qerimit, Merita Canaj-Shabanit, Ibrahim Foniqit, Hamdi Ismajlit, Fadil Osmanit, Heset Asllanit, Selver Xhelilit, Qemajl Latifit, Enver Biqkut, Asllan Mustafës, Naser Sylejmanit, Zeqirja Fazliut, Azem Mujkut, Nazmi Jasharit, Avdi Pirevës, Rrustem Hajdarit, Florim Zukës, Skender Imerit, Naser Mehmetit, Mejdi Ahmetit, Asllan Asllanit dhe Asllan Sylës, për veprat penale “Krimi i organizuar”, “Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit” dhe “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”.
Më vendimin e 30 tetorit 2023, Apeli ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale, ndërsa e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, të 13 prillit 2022.
Kjo pasi, kundër aktgjykimit të Themelores në afat ligjor ankesë kishte ushtruar PSRK, për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 383, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të KPP-së, si dhe për shkak të vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike, nga neni 383, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 të KPP-së, me propozim që shkalla e dytë ta anulojë aktgjykimin e atakuar dhe lëndën ta kthejë në shkallën e parë në rivendosje.
Ndërsa, mbrojtja e 12 të akuzuarve: Mustafa, Geci, Osmani, Sadriu, Bajrami, Nasufi, Halili, Sylejmani, Hoxhës, Asllanit, Zukës dhe Shefkiut, kishin propozuar që Gjykata e Apelit aktgjykimin e shkallës së parë ta vërtetojë, kurse ankesën e PSRK-së ta refuzojë plotësisht si të pabazuar.
Në vendimin e Apelit thuhet se PSRK në ankesë ka pretenduar se Themelorja në këtë çështje juridiko-penale nuk ka vërtetuar drejt gjendjen faktike kur konstatoi se në veprimet e të akuzuarve nuk është provuar se ekzistojnë elementet e veprave penale për të cilat edhe janë ngarkuar.
Sipas Prokurorisë, në shkresat e lëndës ka qenë urdhëresa e 7 nëntorit 2012 e lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, e cila urdhërese është lëshuar në bazë të kërkesës së prokurorit (për masat e fshehta të vëzhgimit dhe hetimit), e 6 nëntorit 2012.
“Ndërsa në aktgjykimin e shkruar, gjykata e shkallës së parë provat materiale përgjimi i telekomunikimeve të siguruara dhe të administruara si provë i ka shpallë të papranueshme sepse sipas gjykatës janë marrë në kundërshtim me dispozitën e nenit 264 par. 2 lidhur me paragrafin 1 të KPPPK-së. Në këtë pjesë qëndron dallimi në mes të aktgjykimit të shpallur dhe atij të shkruar”, thuhet në ankesën e Prokurorisë.
Në vendim thuhet se Apeli gjeti se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 të KPPRK-së, të pretenduar me ankesë, nga fakti se dispozitivi është i qartë dhe në përputhje me arsyetimin në të cilin janë paraqitur arsyet e plota dhe të qarta të fakteve vendimtare, së bashku me arsyet me rastin e zgjidhjes së çështjeve juridike të kësaj çështjeje penale dhe se nuk përmban asnjë shkelje tjetër e cila kishte për të kushtëzuar anulimin e detyrueshëm të aktgjykimit të ankimuar.
“Gjykata e Apelit gjen të pabazuar pretendimin ankimor se aktgjykimi nuk është përpiluar konform nenit 370 të KPP-së, më saktësisht nenin 370 par. 1 të KPP-së, ku aktgjykimi i shpallur ndryshon apo nuk është i njëjtë me aktgjykimin e shkruar. Kjo për faktin se me shikimin e shkresave të lëndës, rrjedh se aktgjykimi i shpallur më datë 13.04.2022, në të cilën është konstatuar se “trupi gjykues, pas këshillimit dhe votimit, sot me datë 13.04.2022, një zëri mori dhe shpalli publikisht në bie;…, është i njëjtë me aktgjykimin e shkruar, e në këtë rast me aktgjykimin e ankimuar”, thuhet në vendimin e Apelit./Betimi për Drejtësi

T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
































