Përplasje Izrael-OKB, Netanjahu: Gati për sulmin tokësor, bombardimet vetëm fillimi
Autori: Gazeta inFokus
11:02 | 26 October 2023
Bombardimet ajrore në Gaza janë vetëm fillimi. Kështu paralajmëron kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i cili pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar për të zbutur dorën ndaj Rripit të Gazës, njofton se sulmi tokësorë në territor do të ndodhë shpejt. Në një fjalim televiziv Netanjahu nuk saktësoi se kur do të hynin në enklavën e kontrolluar nga Hamasi forcat tokësore duke thënë se vendimi do të merrej nga kabineti i posaçëm i luftës.
“Ne po lëshojmë zjarr nga ferri mbi Hamasin. Kemi vrarë tashmë mijëra terroristë dhe ky është vetëm fillimi. Njëkohësisht po përgatitemi për pushtim tokësor. Për momentin, nuk do të them kur apo si”, tha Benjamin Netanjahu.
Sakaq, forcat e mbrojtjes izraelite bënë me dije se kishin mësyrë me tanke, veriun e Gazës gjatë natës duke goditur një sërë celulash terroriste e infrastrukture. Operacioni, siç thanë, është pjesë e përgatitjeve për fazat e reja të luftës. Në gaza, spitalet po ndërpresin të gjitha shërbimet, përveç atyre të emergjencës, pasi rezervat e karburantit po shterojnë.
Ndërsa katastrofa në Gaza vjen duke u thelluar, një përplasje e ashpër ka shpërthyer mes Izraelit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Ky i fundit u shpreh i shokuar lidhur me reagimin e Tel Avivit mbi deklaratat e tij, ditën e martë. Izraeli kërkoi dorëheqjen e Guterres, pasi ai e akuzoi për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe tha se sulmi i Hamasit më 7 tetor, nuk ndodhi pa arsye.
“Jam i tronditur nga keqinterpretimet e disa deklaratave të mia në Këshillin e Sigurimit. Unë nuk po i justifikoja aktet e terrorit të Hamasit, është e kundërta.”
Sipas autoriteteve palestineze mbi 6500 persona janë vrarë në Gaza që prej 7 tetorit, kur Izraeli nisi bombardimet në territor. Hamasi sakaq po mban mbi 200 pengje, por flitet se palët po negociojnë dhe se lirimi i tyre mund të ndodhë brenda pak ditëve. /a2cnn/

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...

































