Lajme

BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 19 October 2023

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimit z.Sami Mazreku ka marrë pjesë të enjetën në tryezën e organizuar nga International Finance Corporation (IFC) me temën “Sigurimi i ambientit për zhvillim të qëndrueshem të sistemit të Sigurimeve Bujqësore në Kosovës”. Në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Banka Qendrore e Kosovës, por edhe Institucione tjera.

Drejtori i BKS-së z.Mazreku ka potencuar para të pranishmëve se angazhimin e tij në këtë drejtim që nga viti 2018, ateherë në cilësinë e drejtorit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ku me përkrahje të Bankës Qendrore të Kosovës i kanë ofruar bashkëpunim të shpejtë IFC-së në krijmin dhe dizajnimin e produkteve për sigurimeve bujqësore, e ku në vitin 2019 kanë filluar të lëshohen edhe policat e para për bujëqit.

“Cdo policë që është lëshuar nga 2019 e deri më tash për cdo dëm që ka ndodhur, kompanitë e siguirimeve në kohë reale e kanë paguar dëmin. Ajo që edhe më tutje mbetet sfiduese për kompanitë është numrii vogël i fermerëve që pajisën me polica sigurimi, pasi që është vullnetare. Unë kam propozuar që ky produkt sidomos për ata që marrin grante të behët obligativ” ka thënë drejtori Mazreku.

-Advertisement-

Sipas tij,  në kohën kur ky produkt është vullnetar është e vështirë të merrët nga bujqit.

Gjithashtu drejtori Mazreku gjatë prezantimit të tij i ka ofruar IFC-së përkrahje të më tutjeshmë në realizimin e qëllimit.

Me respekt

BKS

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera