Përurohet rinovimi i shkollës me vlerë rreth 500 mijë euro, donacion nga ShBA-ja, Lladrovci: Jemi të bekuar me miqësinë Tuaj!
Autori: Gazeta inFokus
16:19 | 17 October 2023
Sot është promovuar renovimi i shkollës “Zenel Hajdini” në Terstenik të Drenasit, me vlerë rreth 500 mijë euro, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të pranishëm ishin ambasadori Jeff Hovenier, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nënkoloneli amerikan Conley, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, arsimtarë, prindër e nxënës.
Lladrovci i shprehu mirënjohje ambasadorit Hovenier dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se “Ju keni bërë një vepër të madhe humane për komunën tonë dhe këtë ne nuk e harrojmë. Ashtu sikur nuk i harrojmë miqtë e ditëve të rënda kur popullit të Kosovës i kanosej zhdukja”.
Postimi i plotë:
Me rastin e promovimit të renovimit të Shkollës “Zenel Hajdini” në Trestenik, me vlerë rreth 500 mijë euro donacion nga ShBA-ja, ku ishte i pranishëm ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nënkoloneli Conley dhe mysafirë të tjerë, mbajta këtë fjalë rasti:
Me rastin e promovimit të renovimit të Shkollës “Zenel Hajdini” në Trestenik, me vlerë rreth 500 mijë euro donacion nga ShBA-ja, ku ishte i pranishëm ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nënkoloneli Conley dhe mysafirë të tjerë, mbajta këtë fjalë rasti:
Shkëlqesia Juaj, Zotëri Ambasador, Hovenier,
E nderuara Ministre, zonja Nagavci,
I nderuari Nënkolonel Conley,
E nderuara drejtoreshë, zonja Qorri,
Të nderuar mësimdhënës, të dashur nxënës dhe prindër,
Zonja e zotërinj,
Sot, jemi të lumtur që po përurohet rinovimi i shkollës “Zenel Hajdini”, donacion me vlerë rreth gjysmë milioni euro nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ne jemi shumë krenar me arritjet tona në arsim si në nivel vendi ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar.
Nxënësit tanë bëjnë pjesë në takimet e “Euroscola” të Bashkimit evropian, si të vetmit nxënës të shkollave jashtë Bashkimit Evropian.
Në komunën tonë, ne marrim shembull nga demokracia amerikane dhe qeverisja jonë lokale përbëhet nga 50% gra drejtoresha dhe 35% e shkollave udhëhiqen po ashtu nga gratë drejtoresha.
Shkëlqesi Ambasador,
Ju keni bërë një vepër të madhe humane për komunën tonë dhe këtë ne nuk e harrojmë. Ashtu sikur nuk i harrojmë miqtë e ditëve të rënda kur popullit të Kosovës i kanosej zhdukja.
Sot, ne punojmë shumë, për të vazhduar të jemi komuna me performancën më të mirë komunale në vend. Ne, vazhdojmë punët për mirëqenien e qytetarëve, duke qenë të vetëdijshëm për të kaluarën tonë dhe të ardhmen e qytetarëve, brenda vlerave demokratike, euro-atlantike.
Ne jemi përjetësisht mirënjohës për krejt çka keni bërë dhe po bëni për ne.
Ju faleminderit Ambasador Hovenier. Faleminderit nënkolonel Conley. Faleminderit Popullit amerikan!
Ne dhe Kosova jemi të bekuar me miqësinë Tuaj! Ju faleminderit!



T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...



































