Lajme

Spektakël: Shqipëria triumfon ndaj Çekisë në Kualifikimet për “Euro 2024”

Autori: Gazeta inFokus 22:46 | 12 October 2023

Në një mbrëmje elektirizuese në stadiumin “Air Albania”, kombëtarja shqiptare e futbollit shkëlqeu ndaj kundërshtarëve të tyre çekë, duke siguruar një fitore të rëndësishme në rrugën e tyre për kualifikim në Kampionatin euro 2024. Ndeshja, e cila u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetëse, pa lojtarët shqiptarë të angazhuar dhe të përqendruar që nga fillimi deri në fund.

Goli i parë erdhi nga Jasir Asani, i cili shënoi me mjeshtëri pas një aksioni të shkëlqyer të ekipit, duke lënë pa fjalë portierin dhe mbrojtjen çeke. Mbrojtja e kombëtares shqiptare ishte po ashtu e palëkundur, duke i lënë çekët pa shumë hapësira për të krijuar rrezik.

Taulant Seferi, u dallua edhe një herë me performancën e tij, duke kontribuar me golin e dytë për Shqipërinë, dhe duke u bërë një tronditje e vërtetë për mbrojtjen kundërshtare. Për të koronuar mbrëmjen, tifozët shqiptarë ishin fantastikë, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme dhe duke u bërë sërish një faktor kyç në motivimin e lojtarëve.

-Advertisement-

E edhe golin e tretë dhe përfundimtar e dha sërish, Taulat Seferi.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria pozicionohet e para në grup me 13 pikë.

Dukem lënë mbrapa Poloninë 9 pikë  dhe Cekinë  dhe Moldavia 8 pikë, dhe ishujt Farao më një pikë./Gazeta Infokus/

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy