Rozë

Fero kërkon ndihmë nga ndjekësit, dëshiron t’i heq të gjitha tatuazhet

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 11 Tetor 2023

Artisti i njohur nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, ka dy muaj që është larguar nga muzika.

Kjo pasi tha se dëshiron t’i përkushtohet fesë islame si dhe familjes, ndonëse u bëri thirrje të gjithëve që të mos i dëgjojnë më projektet e tij muzikore.

I njëjti tani po zbaton çdo gjë të fesë islame e së fundmi edhe kishte rruar kokën.

-Advertisement-

Veç kësaj, 26 vjeçari ditën e sotme (e mërkurë) ka bërë një postim duke kërkuar ndihmë nga ndjekësit për t’i fshirë të gjitha tatuazhet.

“Kush mundet me më ndihmu si me i heq të gjitha tatuazhet”, ka thënë ai.

Ky veprim i reperit vjen mbase që tatuazhet janë të ndaluara në fenë islame.

Fero këto ditë ka bërë edhe një letër për ish-partneren e tij, Arbenita Ismajlin, teksa i ka kërkuar falje si dhe ribashkim.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy