Knaus: Sulmi në veri, përpjekje e Serbisë për të ndryshuar kufijtë me forcë
Autori: Gazeta inFokus
20:20 | 07 October 2023
Kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus e sheh sulmin e 24 shtatorit në pjesën veriore të Kosovës nga një grup i armatosur serb, si përpjekje të Serbisë për të ndryshuar kufijtë me forcë.
Po ashtu, Knaus vlerëson se sulmi ishte pjesë e një përgatitjeje, të përcjellë me retorikë nxitëse dhe armatosje, për një konfrontim të armatosur.
Ai thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se zhvillimet në Ballkanin Perëndimor duhet të jenë kambanë alarmi për Bashkimin Evropian që të rishikojë politikën ndaj rajonit, përfshirë edhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që sipas tij është shndërruar në problem dhe jo në zgjidhje.
“Këto ishin sigurisht incidentet më të rënda që kemi parë pas një periudhe të gjatë dhe duhet të jemi shumë të shqetësuar se çfarë vjen pas tyre. Bashkë me kolegët e mi shkruam një raport në fund të muajit korrik dhe paralajmëruam, duke marrë shembull skenarin e vitit 1969 të paramilitarëve të Belfastit, për një kërcënim të vërtetë. Ne mendojmë se duhen trajtuar me seriozitet kërcënimet, atë që thonë ministrat serbë në Beograd, se do të hynin me forcë për të mbrojtur serbët nga pogromet, terrori, siç kanë shkruar gazetat (serbe) tani për më shumë se një vit, për pogrome dhe terror në Kosovë që nuk ekzistojnë dhe kjo e bën këtë situatë shqetësuese, kur udhëheqësit fillojnë të shpikin krime siç bëri Putini bëri në 2014 dhe 2022 dhe mënyrën se si është bërë në fillimin e viteve të 90-ta në Ballkan. E pamë këtë sajesë si shkas për të ndërhyrë ushtarakisht, i pamë paralajmërimet e ministrave serbë dhe i morëm seriozisht. Kur një grup i madh paramilitarësh hynë në pjesën veriore të Kosovës, sikur ishte paralajmëruar, me armë të rënda, për të nxitur dhunë serioze. Nuk mendoj se duhej të befasoheshim dhe se duhet të befasohemi nëse një gjë e tillë ndodh përsëri, përveçse nëse politika ndërkombëtare ndryshon qasje”, thotë ai.
Knaus thotë se të gjitha faktet tregojnë se kjo ishte një ndërhyrje serioze e një shteti fqinj që përpiqet të ndryshojë kufijtë me forcë.
“Ajo që dimë është se që politikani kryesor, më me ndikim, i zgjedhur dhe që përfaqëson interesat e Presidentit të Serbisë në Kosovë, Radoiçiç udhëhoqi këtë sulm. Ai është paur në kamera dhe deklaroi përmes avokatit të tij se ishte i përfshirë. Ndaj tij është ngritur akuza, ndonëse u lirua menjëherë, në Serbi. Pra, e dimë që nuk bëhet fjalë për një grup qytetarësh të dëshpëruar, por bëhet fjalë për udhëheqjen e partisë kryesore, që në thelb është degë e partisë së Presidentit Vuçiç në Kosovë. Po ashtu e dimë që pajisjet e tyre nuk janë pajisje që mund t’i blesh në dyqan. Këto janë pajisje ushtarake. Pastaj kemi pohimet që ka bërë Policia e Kosovës nga dëshmitë që ata gjetën se janë zhvilluar stërvitje përgjatë periudhave të gjata kohore nëpër qendra për stërvitje ushtarake në Serbi. Këtë pohim nuk mund ta konfirmoj, por pamja që del është tejet e qartë: kemi një qeveri në Serbi që thotë se duhet të ndërhyjmë, Presidenti Vuçiç në korrik foli për 14 ditë afat bashkësisë ndërkombëtare për të çarmatosur Policinë e Kosovës dhe njësitë speciale të Kosovës në veri. Pra, paralajmërimet, pastaj rritja e buxhetit të mbrojtjes ndër vite në Serbi dhe retorikën e njerëzve si Radoiçiç, që ka një histori kërcënimesh jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe opozitarëve në mesin e serbëve të Kosovës. Të gjitha këto gjëra bashkë, e bëjnë të qartë se kjo ishte një ndërhyrje serioze e një shteti fqinj që përpiqet të ndryshojë kufijtë me forcë”, është shprehur Knaus.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...































