Lajme

Lajçak në Strasbourg të Francës, flet për dialogun me disa eurodeputetë

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 04 October 2023

Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, është takuar në Strasbourg me disa eurodeputetë.

Ai është takuar me një pjesë të grupit progresiv S&D Group dhe EPP Group, të cilë i ka njoftuar për dialogun rreth integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Dje në Strasburg duke informuar The Progressives dhe EPPG group me më të fundit në Dialogun. Mirënjohës për mundësinë e një diskutimi tërheqës dhe interesin për punën tonë në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme të punojmë së bashku për ta bërë realitet integrimin e rajonit në BE”, ka thënë Lajçak.

-Advertisement-

Lajçak ka vizituar shpesh Kosovën dhe Serbinë si emisar për dialogun Kosovë-Serbi.

Por situata në teren ka eskaluar më 24 shtator, ku një grup terrorist sulmoi Policinë e Kosovës, duke e vrarë policin Afrim Bunjakun. Që nga ky rast, është vërejtur një diskurs negativ karshi emisarit Lajçak.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera