Lajme

Sulmi terrorist në veri të Kosovës, reagon Stoltenberg

Autori: Gazeta inFokus 22:31 | 30 September 2023

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se Aleanca Veri-Atlantike ka miratuar forcat shtesë paqeruajtëse në Kosovë pas trazirave në veri të Kosovës.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të de-përshkallëzojnë situatën”, ka deklaruar Stoltenberg, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e mundësuar nga BE-ja, si e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve”.

-Advertisement-

“Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, potencoi tutje Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përshëndeti vendimin e NATO-s, duke thënë se Serbia dëshiron të destabilizojë rajonin me ndihmën e Rusisë.

“Këta njerëz duan ta kthejnë kohën pas. Ata duan ta kthejnë kohën me 30 vjet prapa. Por kjo nuk do të ndodhë”, tha Kurti.

“Ne kemi nevojë për NATO-n sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë, dhe ushtria serbe kohët e fundit ka forcuar kapacitetet e saj dhe ka shumë pajisje ushtarake si nga Federata Ruse ashtu edhe nga Kina”, shtoi tutje i pari i qeverisë.

Ndryshe, lajmi për vendosjen e trupave shtesë të NATO-s u bë i ditur të premten dhe vjen pas ndodhive në veri të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera