“Qëndrimi i Shqipërisë nuk është pritur mirë nga Brukseli”/ Rama i vendosur: Jemi kundër deklaratës, derisa të pasqyrohen zhvillimet në veri të Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
12:05 | 28 September 2023
Qëndrimi i Shqipërisë kundër deklaratës, të cilën Bashkimi Europian përgatiti për çështjen e dialogut Prishtinë Beograd, nuk do të ndryshojë, për sa kohë unioni nuk pasqyron ngjarjet e rënda në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagos një tjetër.
Ky qëndrim ynë nuk është pritur mirë nga Brukseli, u shpreh kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat, por “nuk do të ndryshojë pa dalë deklarata që ne presim”. Sipas kryeministrit, para se të japë votën kundër, Shqipëria ka kërkuar nga unioni që në deklaratë të reflektohej sulmi në Banjska të Zveçanit. Por, kërkesa është refuzuar, pasi tashmë “të gjitha vendet e unionit kishin rënë dakord për deklaratën mbi dialogun Kosovë-Serbi.
“Për herë të parë, në të paktën 10 vitet e funditt, Shqipëria nuk u linjëzua me një deklaratë të politikës së Jashtme të BE-së. Ky fakt ka shkaktuar një përshtjellim.
Jemi përpjekur që pardje që deklarata të reflektonte edhe zhvillimet dramatike të ditëve të fundit, konkretisht vrasjes e Afrim Bunjakut dhe shpalljen e zisë në Beograd për vrasjen e sulmuesve. Miqtë në Bruksel na kanë shpjeguar se nuk ishte e mundur diçka e tillë, pasi deklarata ishte konfirmim i vendeve anëtare të BE-së i qëndrimit të Borrel pas takimit të dështuar të 14 shtatorit mes dy liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Kemi theksuar domosdoshmërinë që publikimi i kësaj deklarate duhet të bëhej njëkohësisht, apo të paktën të pasohej nga një deklaratë e dytë mbi zhvillimet e patolerueshme. Na u tha se kjo është e pamundur momentalisht dhe deklarata kritike ndaj Kosovës e kishte marrë të gjithë mbështetjen e vendeve anëtare të BE.
Ky qëndrim ynë nuk është pritur mirë nga Brukseli. Jemi të keqardhur për këtë, por qëndrimi ynë nuk ndryshon. Jemi gati të linjëzohemi sapo të dalë deklarata që ne presim. Ky qëndrim ka të bëjë me zhbalancimin total që deklarata e djeshme shkakton në këtë moment dramatik”.

T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
































