Lajme

KFOR për sulmin në Banjskë: Kemi vepruar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 26 September 2023

Misioni i KFOR-it në Kosovë ka konfirmuar se ka qenë i gatshëm për të ndërhyrë pas sulmit terrorist mbi Policinë e Kosovës në Banjskë, në rast se ajo do t’i kërkohej.

Në komunikatën e lëshuar thuhet se trupat e KFOR-it kanë qenë në vendin e ngjarjes, derisa theksohet edhe bashkëpunimi që kanë pasur me institucionet e tjera të sigurisë, përcjell KlanKosova.tv.

“Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR kanë vepruar në koordinim të ngushtë, si përgjegjësi i parë, dytë dhe tretë”, vijon qëndrimi.

-Advertisement-

“Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të rregullt me të gjithë përgjegjësit, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe organizatat e sigurisë në Kosovë, sikurse edhe Shefin e Stafit të Forcave të Armatosura të Serbisë”.

Sipas KFOR procesi i dialogut është e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet dhe arritjen e zgjidhjes afatgjatë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy