Von Cramon kërkon të sanksionohen personat që u përfshin në sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
15:34 | 26 September 2023
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar sërish lidhur me sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës në veri, ku së fundi u publikuan edhe pamjet ku shfaqin nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq në mesin e terroristëve.
Von Cramon thotë se duhet filluar sanksionimi i tyre, siç është ngrirja e llogarive bankare.
“Kur më në fund do të filloni t’i sanksiononi këta djem këtu? Ngrirja e aseteve, llogarive bankare dhe pengimi i tyre (ka edhe disa kriminelë të tjerë), që të udhëtojnë në vendet e BE-së? Ky do të ishte të paktën një fillim siç bëri SHBA-ja disa kohë më parë”, thekson ajo në postimin e bërë në “X”.
Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar sot pamje të reja nga sulmi i terroristëve ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Në pamjet e publikuara nga Sveçla shihet edhe Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe.
“Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve”, deklaroi ministri sot.
Sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës ndodhën më 24 shtator.
When do finally start sanctioning these guys here? Freezing assets, bank accounts and prevent them (there are a couple of other criminals) from traveling to 🇪🇺 countries? This would be at least a start (like the US did some time ago).@JosepBorrellF @vonderleyen @OliverVarhelyi https://t.co/rH0mIgY4Ao
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) September 26, 2023

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...






























