Mjeku kujdestar: Polici i plagosur nuk mund të lirohet sot nga spitali
Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 24 September 2023
Mjeku kujdestar në Kirurgjinë Trokale në QKUK, Fitim Selimi, e cili aktualisht po merret me gjendjen e policit të plagosur mbrëmë pas mesnate në veri, ka deklaruar se gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Derisa ka shtuar se i njëjti nesër mund të lirohet nga spitali.
Selimi tha se kolegët e ndërrimit pararendës i kanë ofruar përkujdesje shëndetësore policit në fjalë, derisa shtoi se aty është bërë trajtimi, intervenimi i plagëve që nuk është arritur të bëhet në vendin e ngjarjes.
“Menjëherë pas marrjes së lajmit që grupe kriminale kanë bërë një sulm në policët në veriun e Republikës me gatishmërinë rregullore që kemi pas, kolegët e ndërrimit pararendës i kanë ofruar përkujdesje shëndetësore policit në fjalë, dhe aty është bërë trajtimi, intervenimi i plagëve, por ajo që nuk është arritur të bëhet në vendim e ngjarjes është bërë këtu. Është nxjerrë edhe një trup i huaj nga pjesa e llërës së pacientit. Është fjala për mjet eksploziv, me gjasë bomba dhe gjendja e policit është në rregull. Nuk ka rrezikshmëri të shkallës së lartë për jetë”, tha Selimi.
Selimi tha se gatishmëria e mjekëve në QKUK, konkretisht në kirurgjinë torakale është e lartë, përfshirë edhe gatishmërinë e tyre që të jenë vepruese edhe në terren për shkak të zhvillimeve të sotme në veri të vendit.
Ai shtoi se nga plagët e marra që ka polici, trajtimi tij do të vazhdojë.
“Trajtimi është adekuat, natyrisht plagët nuk janë të natyrës që neve na mundësojnë të lirojmë pacientin për mjekim shtëpiak, por vazhdon trajtimi, së paku deri nesër, deri të marrim një qëndrim për vazhdimin e trajtimit të mëtejmë. Gjendja apo gatishmëria e mjekëve në QKUK, konkretisht në kirurgjinë torakale është e lartë, përfshirë edhe gatishmërinë e tyre që veç e kanë bërë deklarative që të jemi veprues edhe në terren, meqë po dëgjojmë që zhvillimet atje nuk janë normale, andaj ne jemi të gatshëm”, vijon Selimi.
Mes tjerash, Selimi tha se polici ka plagë edhe në këmbën e djathë, porse pa ndonjë invaliditet të shkallës së lartë.
“Lëndimet i ka në llërën dhe para llërën e majtë dhe në këmbën e djathtë në regjionin krural të djathtë, por plagët janë të natyrës së sanushme, pa ndonjë invaliditet të shkallës së lartë”, përfundoi Selimi.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (e diel) është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa polici tjetër Alban Rashiti ka mbetur i plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjska të Zveçanit ku është sulmuar patrulla policore.
Të tjera
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...