Lajme

Osmani pas vrasjes së policit të Kosovës: Mbështetje e plotë për t’i sjellë autorët e këtij akti të urryer para drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 24 September 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe njëherit shefi i Misionin për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë(OSBE), Bujar Osmani ka reaguar pas vrasje se një pjesëtari të Policisë së Kosovës nga një grup ushtarakë në Veri të Kosovës, duke e dënuar këtë rast.

“Dënoj fuqishëm vrasjen e një polici në veri të Republikës së Kosovës. Zemra ime është me familjen dhe kolegët e tij. Mbështetje e plotë për drejtësinë duke sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti të urryer”, ka shkruar në Twitter Osmani.

Më tutje ai ka thënë se këto akte të dhunës nuk do të arrihet destabilizim i Kosovës.

-Advertisement-

“Aktet e dhunës nuk do të dëmtojnë stabilitetin e Kosovës. Siguria e qytetarëve në radhë të parë”, ka përfunduar Osmani Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera