Abazoviq: Prej tri vitesh jam nën kallash mediatik
Autori: Gazeta inFokus
22:54 | 20 September 2023
Kryeministri me mandat teknik në Malin e Zi, Dritan Abazoviq thotë se goditja e kontrabandës së cigareve ka sjellë kosto për të, pasi ka krijuar shumë armiq në Mal të Zi.
Abazoviq u shpreh se prej 3 vitesh ndodhet nën ‘kallash mediatik’, sepse ka shumë akuza dhe propagandë.
“Unë kam krijuar shumë armiq në Malin në Zi. Një lob jashtëzakonisht i madh dhe i fuqishëm financiarisht, që bënë një fushatë kundër meje, qysh në fillim. Prej tri vitesh jam nën kallash mediatik, shumë ka akuza, një propagandë, por jam ende i befasuar sa njerëzit janë mirënjohës për disa gjëra që janë bërë. Njerëzit gëzohen që ka ende njerëz të guximshëm në skenën politike, që nuk bien nën ndikim dhe janë të gatshëm të marrin atë risk për vete” deklaroi ai në ABC News.
Abazoviq shtoi se marrëdhëniet me presidentin e ri, Jakov Milatoviq i ka shumë të mirë, dhe Mali i Zi orientohet drejt Perëndimit.
“Kemi pasur tre zgjedhje në Mal të Zi. Kemi ardhur në një nivel që procesi realizohet si në Evropën Perëndimore, pa asnjë tension dhe kjo është meritë e qeverisë. Me Presidentin e ri raportet i kam shumë mirë. Kryesorja ka qenë mos kemi mosmarrëveshje sa i takon vlerave. Kur e mbajmë orientimin perëndimor të Malit të Zi, jemi në rregull. Tani për tani, Presidenti plotësisht është në atë drejtim. Dakord jam me ju se jetojmë në treva ku ka ndryshime, ku emocionet ndonjëherë tejkalojnë racionalitetin, por mendoj se flamurin e politikës perëndimore, ende e mbaj në partinë time dhe ne do mundohemi që sa më shumë të jetë ajo Aleancë që do shtyjë Malin e Zi drejt BE,” tha ai.
Sipas tij, shqiptarët në Malin e Zi nuk kanë qenë kurrë më mirë se sa tani.
“Po kurrë më mirë shqiptarët nuk kanë qenë sa janë tani. Pas 45 vitesh kemi kthyer trevat familjeve shqiptare, kemi nisur një cikël investimesh, kemi nënshkruar një marrëveshje historike për ndërtimin e urës mbi Bunë bashkë me qeverinë e Shqipërisë. Kemi ndryshuar perceptimin dhe një distancë etnike ndaj shqiptarëve, që ose është eleminuar ose është në një mundësi shumë të vogël. Të gjithë shqiptarët në Mal të Zi të integrohen pa asnjë diskriminim”, vijoi më tej Abazoviq, ndërsa shtoi se edhe shqiptarët e Tuzit kanë patur një derë të hapur të qeverisë.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...



































