Lajme

Sulm fizik e të shtëna armësh në Ferizaj – viktima deklaron se nuk ka lëndime, Policia heton rastin

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 16 September 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturë, dyshohet se gjatë të rrugës duke tentuar të bëjë tejkalimin e disa motoristëve, njëri prej tyre ia ka aksidentuar veturën dhe pastaj e ka sulmuar fizikisht viktimën.

Sipas raportimit, prapa veturës janë dëgjuar të shtëna me armë, e pastaj i kanë dalë para veturës dhe i kanë drejtuar armën viktimës.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të premten në pra 19:50 në fshatin Dremjak, Ferizaj.

-Advertisement-

Viktima ka deklaruar se nuk ka lëndime, ndërsa njësitet policore në vendin e ngjarjes nuk kanë gjetur ndonjë dëshmi lidhur me rastin.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera