Dybala jep një sinjal për të ardhmen: Që fëmijë i dashuruar me Romën, është magjike
Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 14 September 2023
Roma e ka nisur keq këtë sezon teksa pas tre javëve të para në Serie A, verdhekuqtë e Jose Mourinhos kanë mundur të marrin vetëm një pikë duke koleksionuar një barazim dhe dy disfata. Megjithatë, pas pauzës së kombëtareve, në kryeqytet shpresojnë që skuadra të rikthehet me një “marsh” më shumë dhe të ngjitet shpejt në klasifikim.
Në një prononcim të fundit, Paulo Dybala, një nga lojtarët më të rëndësishëm në organikën e Romës shpreson që në muajin mars skuadra të jetë në garë për të gjithë trofetë sezonal ndërsa “lëshon” edhe një sinjal për të ardhmen duke u shprehur se ai dhe familja e tij ndihen shumë mirë në Romë.
“Kam qenë gjithnjë i dashuruar me Romën si qytet, e kam dashur prej kur isha ende një fëmijë. Ishte një nga qytetet e mia më të preferuar, tani jetoj këtu. Unë dhe familja ime ndihemi shumë mirë në Romë, dua ta njoh sa më shumë. Është magjike të mësosh për këtë qytet, dua ta shijoj akoma.
Tifozët më kanë mbështetur shumë, nuk e prisja. I njihja pak, por më bënë të ndihem në shtëpi. Kjo ma lehtëson punën edhe në fushë pasi me mbështetjen e tifozëve mund të shprehesh më mirë. Jam mundur prej ditës së parë t’iu dhuroj atë dashuri që mora prej ditës së parë.
Sezoni do të jetë shumë i gjatë dhe shpresoj që në mars skuadra të jetë në garë në të gjitha kompeticionet ku merr pjesë. Kemi një skuadër të fortë, kanë ardhur lojtarë shumë cilësorë dhe duhet të vazhdojmë në rrugën e sezonit të kaluar”, u shpreh Dybala.
Të tjera
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java që po hyjmë pritet që të jetë me mot me diell e vranërisa. Nuk përjashto...
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...
-
Vetëvendosje: Komuna e Prishtina po e falimenton “Pastrimin”, të ndalohet tenderi 16.5 milionësh
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Besart ...
-
Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, thotë në një i...
-
“Me Ramushin kryeministër Kosova hyn në NATO brenda tetë deri në 12 muajve” – Deputeti i AAK-së jep premtimin e madh
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka thënë disa d...
-
Partitë politike ende s’i kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë, afati është deri më 11 dhjetor
Më 1 qershor ka filluar afati për subjektet politike që të dorëzojnë kërkesat...
-
Mbeti i plạgosur, alarmon babai i shokut të Martinit: Janë dy vrạsës, njëri është i lirë
Babai i të miturit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimë Martin Ca...
-
Osmani takon në Kanada Admiralin e NATO’s, i thotë që prania e KFOR ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë në Kosovë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me admiralin Rob Bauer, kry...