Gjetjet e IKD-së: Gjykata me zvarritje të theksuara në rastet e politikanëve
Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 14 September 2023
Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, gjatë prezantimit të raportit “Hetimet e mangëta, gjykimet e imëta”, tha se gjatë monitorimit kanë gjetur se ka zvarritje të theksuar tek rastet e politikanëve të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Shala tha se një rast i tillë është ai i deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj. Prokuroria Themelore në Prishtinë më 6 janar të vitit 2017 kishte ngritur aktakuzë për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, duke e ngarkuar se në nëntor të vitit 2015 kishte hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Mirëpo për këtë rast, nga viti 2017 ende nuk është mbajtur shqyrtimi fillestar. Më 7 prill 2022 ishte paraparë të mbahej kjo seancë mirëpo Lekaj nuk ishte paraqitur në seancë dhe gjykata nuk ka pasur fletëkthesë nëse i njëjti ishte ftuar me ftesë të rregullt apo jo, derisa seanca e radhës është caktuar në fund të marsit 2023, e cila për shkak të mungesës së të akuzuarit Lekaj nuk u mbajt.
Për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare në mars të vitit 2018, po akuzohet edhe deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani. Ndaj këtij të fundit ishte ngritur aktakuza nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 30 korrik 2019, ndërsa shqyrtimi fillestar ishte mbajtur në korrik të vitit 2021 ku ai ishte deklaruar i pafajshëm.
Pas konfirmimit të akuzës nga Gjykata e Apelit, më shumë se një vit për këtë rast nuk është caktuar seanca e shqyrtimit kryesor. Gjykata në Prishtinë e arsyeton këtë me numrin e madh të lëndëve në punë. Po ashtu, situatë e njëjtë paraqitet edhe me rastin e deputetes nga radhët e AAK-së Time Kadrijaj, e cila akuzohet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Për këtë rast, Shala tha se pothuajse shtatë vite nga ngritja e aktakuzës, nuk është mbajtur asnjë seancë. Dy seanca ishin planifikuar të mbaheshin, njëra në dhjetor të 2016-ës e tjetra në shkurt të 2017-ës por që të dyja kishin dështuar të mbaheshin.
Veç tjerash, Shala tha se rast tjetër ilustrativ i dështimit të gjykatës në rastet ndaj politikanëve është edhe rasti ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe të tjerëve, të cilëve më 27 qershor 2023 iu është parashkruar aktakuza për huliganizëm gjatë protestës së VV-së në vitin 2013. Lidhur me zvarritjet dhe parashkrimin e këtij rasti, një ndër arsyetimet e gjykatës kishte qenë mungesa e të pandehurve në seanca.
Ndryshe, “Betimi për Drejtësi”, kishte njoftuar paraprakisht se ky rast do të arrinte parashkrimin. Ky rast ishte gjykuar nga gjykatësi i Departamentit të Përgjithshëm, Eroll Gashi.
E për trajtimin joefikas ta rasteve të politikanëve nga gjyqësori dhe mosrespektimin e afateve ligjore, IKD nga monitorimi sistematik që i bën sistemit të drejtësisë ka evidentuar raste të tilla edhe vitet e mëhershme me çka ka konsideruar se kjo qasje e gjyqësorit krijon një perceptim negativ tek publiku për mungesë të guximit të trajtimit të rasteve të politikanëve nga ana e gjykatave, veçanërisht, nëse rastet e të njëjtëve parashkruhen.
“Mbase, edhe ky raport, ngjashëm sikurse raportet e mëparshme të IKD-së, vë në spikamë nëpërmes fakteve, problemet serioze të gjyqësorit në Republikën e Kosovës”, shtoi krejt në fund Shala.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit, të enjten, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën është prezantuar raporti me titull “Hetimet e mangëta dhe gjykimet e imëta” raport ky si rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë punës së Prokurorive dhe Gjykatave në trajtimin e krimeve të përgjithshme gjatë vitit 2022.
Të tjera
-
Sam Hou Fai, kryeekzekutivi i rajonit Makao
Sam Hou Fai që fitoi në zgjedhjet e 13 tetorit, u emërua zyrtarisht si kryeek...
-
“Klubi i stërvjetruar politik”, VV sulmon opozitën për premtimet për rritje pagash
Lëvizjes Vetëvendosje po i pengojnë premtimet për rritje të pagave nga partit...
-
AAK vazhdon mobilizimin në Austri, Kadrijaj: Diaspora në mbështetje të Aleancës
Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ti...
-
Haradinaj ngjitet Majës së Strellcit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është mjaft ak...
-
Nagavci: Le ta mbrojmë gjuhën shqipe me çdo formë, çdo ditë nga pak, dhe çdo vit më shumë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është shprehur se si ministri kanë ndërm...
-
Kurti shkon në Austri, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Vjenë të Austrisë...
-
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet ne NATO e BE
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku në kuvendin e 11-të zgje...
-
Gjendja e fëmijës që u plagọs nga vëllai në Suharekë është stabile
Një 10-vjeçar u plagos aksidentalisht mbrëmë nga vëllai i tij i mitur në Suha...
-
Haxhiu për agjendën e VV’së: Shah e ping-pong me Deharin
Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të agjendës së Lëv...
-
Bëri shqiponjën në Beograd, policia e Daçiqit e arreston shtetasin e Zvicrës
Një shtetas i Zvicrës është arrestuar të shtunën në Beograd, pasi që siç rapo...
-
Ben-Meir: BE-ja është shumë e pakënaqur me Kurtin
Profesori dhe eksperti amerikan në shkenca politike, Alon Ben-Meir thotë se B...
-
Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga Ballkani i kërkojnë BE-së përfshirjen e Kosovës në iniciativën ECMI
Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN), anëtare e së c...