Sport

Messi në Botërorin 2026? Scaloni: Të gjithë e duam, por ne nuk e dimë a do kualifikohemi njëherë

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 07 September 2023

Kampionët e Botës janë kthyer në fushë. Argjentina do të përballet me Ekuadorin për një sfidë që tashmë vlen shumë, në funksion të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Ndërkohë vlen të theksohet se Kupa e Botës 2026 është një temë shumë e rëndësishme te Argjentina, pasi ende nuk dihet nëse Lionel Messi do të marrë pjesë në të.

I pyetur për këtë çështje, trajneri Lionel Scaloni deklaroi: “As nuk e di nëse do të jem unë atje. Ose nëse Argjentina kualifikohet… E di që Messi do të bëjë më shumë se sa mundet për të luajtur, ai nuk ka qëllime të tjera. Për ne, ta kemi atë në fushë është e rëndësishme, nuk ka arsye për ta nxituar. Për respekt, pyes: a jemi tashmë të kualifikuar në Kupën e Botës? Jo. Pra, si e dimë nëse njëri prej nesh do të jetë atje? Sido që të jetë, ne të gjithë e duam atë atje.”

-Advertisement-

Etiketa:
Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy