Kurti: Për shkak të situatës në veri Kosovës po i bëhen padrejtësi, zgjedhjet e mundshme në vjeshtë
Autori: Gazeta inFokus
15:36 | 06 September 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për situatën në veri të vendit dhe për kryetarët që zunë vendet në institucione, pas mbajtjes së zgjedhjeve. Siç shprehet Kurti, ata janë në ato vende sepse nuk u detyruan, por, pasi Lista Serbe bojkotoi zgjedhje, transmeton Reporteri.net.
“Fillimisht, u larguan nga institucionet, më pas refuzuan të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar komunash”, u shpreh Kurti në një intervistë për RTV SLO.
Aktualisht, thotë tutje Kurti, “për shkak të situatës në veri të Kosovës, ndaj vendit tonë demokratik janë në fuqi disa sanksione apo masa të Bashkimit Evropian”.“Është e vërtetë që ne po vuajmë për shkak të këtyre sanksioneve. Kryesisht komuniteti ynë i biznesit, por edhe shërbimet shtetërore”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kur u pyet për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian të vendosura ndaj Kosovës pas mos-gatishmërisë së Qeverisë për të de-përshkallëzuar situatën në Veri të Kosovës sipas kërkesave të komuniteti ndërkombëtar.
“Shpresoj se ata do të ndryshojnë mendje. Ne po punojmë me komunitetin ndërkombëtar për ta bërë të mundur këtë. Unë jam duke punuar shumë dhe duke përgatitur gjithçka që zgjedhjet në veri të mbahen këtë vjeshtë”, u shpreh Kurti.
Kurti, ka folur edhe për marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor.
“Marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor mund të normalizohen vetëm me njohjen de jure dhe de facto të njëri-tjetrit. Sepse, siç e dini, në Ballkanin Perëndimor ndonjëherë kemi njohje de jure pa njohje faktike, dhe ndonjëherë njohje de facto pa njohje ligjore. Por ne kemi nevojë për të dyja, kjo duhet të zbatohet për të gjitha vendet”, u shpreh Kurti.
Duke folur për bilancin ekonomik që i kanë shkaktuar masat shtrënguese të Unionit ndaj Kosovës, Kurti pohon se Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit – marrëveshje kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së e cila paraqet një fazë të marrëdhënieve politike ndërmjet Kosovës dhe BE-së – aktualisht është i ngrirë.
“Huatë dhe grantet si dhe financimet nga fondet e Bashkimit Evropian janë gjithashtu në rrezik. E gjithë kjo u ndërpre. Prandaj, heqja e këtyre masave ndaj Kosovës do të ishte vërtet e mirëseardhur dhe vendim i drejtë i BE-së”, thotë ai.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...

































