Lajme

Reagon SHSKUK pas arrestimit të doktorit që dyshohet se mori ryshfet

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 04 September 2023

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka reaguar pas arrestimit të mjekut të QKUK’së në dyshimin për marrje ryshfeti.

SHSKUK ka thënë se e kanë pranuar lajmin me shqetësim, duke shtuar se drejtoria do të ndërmarrë të fjitha veprimet ligjore.
“Drejtoria e ShSKUK-së është duke e përcjellë me vëmendje këtë situatë dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet ligjore. Shkelësit e ligjit nuk kanë vend në institucionet publike shëndetësore. Ftojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë raste të parregullsive.”, thuhet në reagim.

Prokuroria e Shtetit sot ka njoftuar se ka urdhëruar ndalimin e një mjeku të QKUK-së, të dyshuar për marrje të ryshfetit.

-Advertisement-

”Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e personit me inicialet S.D., në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Arrestohet një mjek në QKUK, dyshohet për marrje ryshfeti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera