Danimarka propozon ligj për ndalimin e djegies së Kuranit dhe Biblës
Autori: Gazeta inFokus
14:13 | 25 August 2023
Qeveria e Danimarkës do të propozojë një ligj që do ta bënte të ndalueshme përdhosjen e çdo libri të shenjtë në Danimarkë.
Ky vendim vjen nga një sërë përdhosjesh publike të Kuranit nga një pjesë e vogël e aktivistëve anti-islamik që ndezën demonstrata të zemëruara në vendet myslimane.
Danimarka është parë si një vend që lehtëson fyerjen dhe denigrimin e kulturave, feve dhe traditave të vendeve të tjera, tha qeveria, shkruan Euronews transmeton Klankosova.tv.
Propozimi i qeverisë është të zgjasë ndalimin ekzistues të Danimarkës për djegien e flamujve të huaj duke “ndaluar trajtimin e pahijshëm të objekteve të rëndësishme fetare për një komunitet”, tha ministri i Drejtësisë Peter Hummelgaard.
“Ligji do ta bëjë të dënueshme, për shembull, djegien e Kuranit ose të Biblës në publik. Ai do të synojë vetëm veprime në një vend publik ose me qëllim që të përhapet në një rreth më të gjerë”, deklaroi Hummelgaard, duke shtuar se do të dënohen me gjobë ose deri në dy vjet burg të gjithë ata që e shkelin ligjin.
Hummelgaard tha në një konferencë shtypi se protestat e fundit ishin “tallje të pakuptimta që nuk kanë qëllim tjetër veçse të krijojnë mosmarrëveshje dhe urrejtje”.
Nuk është e qartë se kur propozimi do t’i paraqitet Folketing-ut me 179 vende. Tre partitë në koalicionin qeverisës kontrollojnë 88 vende dhe mbështeten gjithashtu nga katër ligjvënësit që përfaqësojnë territoret gjysmë të pavarura daneze të Grenlandës dhe Ishujve Faeroe.

T� tjera
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...






























