Këshilli i Prindërve të Prishtinës: Të sigurohen librat për nxënësit ose do të shqyrtojmë veprime tjera
Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 22 August 2023
Këshilli i Prindërve të Prishtinës ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të gjejë zgjidhje të shpejtë për sigurimin e librave shkollorë, para datës 1 shtator. Në të kundërtën KPP paralajmëron shqyrtimin e veprimeve tjera konform situatës.
Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës njofton se ka mbajtur mbledhje sot dhe unanimisht është vendosur për disa konkulizone.
KPP shqetësohet se metoda e rimbursimit të prindërve që blejnë librat për fëmijët e tyre mund të dështojë sepse “dihet se shumë prindër nuk kanë llogari në platformën e-Kosova, apo edhe kanë probleme me përdorimin dhe qasjen në pajisje të TI-së”.
Reagimi i plotë i tyre:
Këshilli i Prindërve të Komunës së Prishtinës – KPP, sot me datën 22.08.2023 mbajti mbledhjen e radhës, me temë diskutimi ‘Gjendja e krijuar në shkollat e komunës për sistemin arsimor fillor dhe të mesëm të ulët lidhur me mos shpërndarjen e librave nëpër shkolla’. Pas diskutimeve, kryesia e KPP-së, unanimisht doli me këto konkluzione, si:
1. KPP shprehë shqetësimin e të gjithë prindërve të komunës për gjendjen e krijuar pas deklaratës publike të Ministres së Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, se këtë vit nuk do të ketë shpërndarje të librave për nxënësit e nivelit të klasave I-IX, ashtu siç ka qenë traditë e aplikuar në Kosovë për vite me radhë.
2. KPP shprehë brengën e thellë dhe ka mëdyshje në propozimin publik të ministres, për të aplikuar ‘Metodën e Rimbursimit’, që është e panjohur dhe pa testuar paraprakisht, dhe si rrethojë mund të jetë e dështuar që në fillim.
2.1. Kjo metodë mund të dështoj kur dihet se shumë prindër nuk kanë llogari në platformën e-Kosova, apo edhe kanë probleme me përdorimin dhe qasjen në pajisje të TI-së;
2.2. Po ashtu, problem tjetër i identifikuar është mos posedimi i llogarive bankare nga shumë prindër, dhe probleme të tjera që lidhen me kredi apo procese përmbarimore.
3. KPP, kërkojmë nga Ministria e Arsimit që të gjejë zgjidhje të shpejtë dhe praktike në sigurimin e librave shkollor para fillimit të procesit mësimor, 1 Shtatorit.
Nëse nuk sigurohen librat me kohë, nga Ministria e Arsimit sikur vitet paraprake, Këshilli i Prindërve të Prishtinës do të shqyrtoj veprime tjera konform situatës së krijuar!
Të tjera
-
Armend Muja e padit Baton Haxhiun, ky i fundit pretendoi se e dëgjoi një përgjim mes tij dhe Radojçiqit
Deputeti i VV’së, Armend Muja e ka paditur pronarin e portalit Albanian Post,...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Stano: Nuk ka asgjë konkrete për takime të nivelit të lartë
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ka mohuar raportimet e mediave për...
-
Dodik: S’e njohim as Kosovën e as dokumentet e saj
Presidenti i Republika Sërpskas në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik, ka d...
-
Bajqinovci: Lajmet qendrore për 21 vite në RTK kanë qenë Thaçi, Isa, Kadria e Mustafa
Deputetit I Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar zhvillimin e ditës së sotme. ...
-
Kurti: Gjermania një nga aleatët tanë më të ngushtë, atje jetojnë rreth 600 mijë shqiptarë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në ndërtesën e q...
-
Grabovci viziton ish-krerët e UÇK’së në Hagë: Nga këtu, veç i fortë e i mërzitur largohesh
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka vizituar sot krer...
-
Apeli refuzon kërkesën për hudhjen e aktakuzës ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të pasurisë
Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes së Donika G...
-
Krasniqi: Është jetike që kjo Qeveri e kapelave të zeza të bie
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas mbajtjes së seancës së Kuven...
-
Shefi i NATO-s: Situata fragjile në Kosovë dhe përparimi i dobët në dialog, po na shqetësojnë
Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë për med...
-
Policia po e bastis komunën paralele për Skenderaj, Elshani: Me gjasë do të mbyllet
Bastiset një Komunë Paralele e Serbisë në Skenderaj, Elshani: Me gjasë do të ...
-
“Festë e madhe për VV-në”: Kurti, Mihali së bashku me deputetë, mblidhen për të festuar ditëlindjen e Kusarit
Sot shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ...
-
Mesazhet e reja: Dejona Mihali kontrollonte GJITHÇKA rreth energjisë në Kosovë
Emra të anëtarëve nëpër borde. Komunikime me zyrtarë politikë e civilë të ins...