Zv/ministri i Drejtësisë për rezervat shtetërore: Çështja civile po tentohet të kthehet në çështje penale si hakmarrje ndaj qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 20 August 2023
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se kontrata që lidhet mes shtetit dhe një operatori ekonomik ndërkombëtar, që përcakton sasinë, çmimin dhe pagesën e mallit “nuk mund të ketë karakter tjetër përveçse civil”.
Ai ka shtuar se kontesti civil zgjidhet në gjykatë kompetente e më pas zgjidhja e kontestit civil determinon se a mund të ketë vepër penale ose jo.
“Ky kontest civil zgjidhet ne gjykaten kompetente te percaktuar ne kontrate. Pra, zgjidhja e kontestit civil determinon se a mund te kete veper penale ne kete rast ose jo. Siç shihet nga provat dhe faktet operatori ekonomik nuk ka sjellur mallin ne teresi dhe kesisoj gjykata mund te merre vendim duke detyruar operatorin e tille ekonomik per demshperblim. Prandaj ne kete rast ne asnje forme nuk ka pergjegjesi penale”, ka shkruar ai.
“Pra, realizimi i kontrates bonafide nga MINT dhe mosrealizimi i kontrates nga operatori ekonomik ne teresi nuk perben veper penale por baze te mjaftueshme per realizim te demshperbimit ne gjykate. Nese vendimi i tille merret ne gjykaten kompetente ne Kosove, atehere ky vendim njihet dhe ekzekutohet ne vendin ku nodhet selia e operatorit-ve ekonomik.”
Ai ka përmendur rastin “Vicianum”, i cili sipas tij është mbyllur nga Prokuroria Speciale. Në fund ai ka thënë se po keqpërdoren mekanizmat ligjorë për hakmarrje.
“Per fund, vet Prokuroria Speciale ka mbyllur rastin e Vicianumit ( prone e sherbimit korrektues ku i eshte dhene ne shfrytezim per afat 10 vjeçar nje personi fizik, pastaj eshte regjistruar si person juridik) ku eshte lidhur kontrate bash pa asnje baze ligjore, ku jane rrenuar objetet shteterore, duke theksuar ne aktvendim per hudhjen e kallzimit penal se ka shkelje procedurale dhe civile, por jo penale. Edhe njehere, e njejta “prokurori speciale” e ka bere kete veprim. Prandaj, eshte keqperdorim i mekanizmave ligjor per hakmarrje, e asgje me shume!”
Postimi i plotë:
Kur çeshtja me karakter komplet civil tentohet te kthehet ne çeshtje penale si forme hakmarrje ndaj qeverise
Kur lidhet një kontrate me element te huaj, ne mes shtetit dhe nje operatori ekonomik nderkombetar, ne te cilen percaktohet sakte sasia e mallit qe do te vie, çmimi dhe pagesa dhe pavaresisht mosardhjes se mallit ose ardhjes se kufizuar te saj ne Kosove, nuk mund te kete karakter tjeter pervecse civil.
Ky kontest civil zgjidhet ne gjykaten kompetente te percaktuar ne kontrate. Pra, zgjidhja e kontestit civil determinon se a mund te kete veper penale ne kete rast ose jo. Siç shihet nga provat dhe faktet operatori ekonomik nuk ka sjellur mallin ne teresi dhe kesisoj gjykata mund te merre vendim duke detyruar operatorin e tille ekonomik per demshperblim. Prandaj ne kete rast ne asnje forme nuk ka pergjegjesi penale.
Pra, realizimi i kontrates bonafide nga MINT dhe mosrealizimi i kontrates nga operatori ekonomik ne teresi nuk perben veper penale por baze te mjaftueshme per realizim te demshperbimit ne gjykate. Nese vendimi i tille merret ne gjykaten kompetente ne Kosove, atehere ky vendim njihet dhe ekzekutohet ne vendin ku nodhet selia e operatorit-ve ekonomik.
Nese do te shkonim me supozimin se secili mosrealizim i kontrates ose realizim i pjesshem i kontrates do te plotesonte figuren e vepres penale atehere krejt qytetaret e ketij shteti do jene pergjegjes penalisht dhe do ta shuanim te drejten civile si dege e se drejtes.
Per fund, vet Prokuroria Speciale ka mbyllur rastin e Vicianumit ( prone e sherbimit korrektues ku i eshte dhene ne shfrytezim per afat 10 vjeçar nje personi fizik, pastaj eshte regjistruar si person juridik) ku eshte lidhur kontrate bash pa asnje baze ligjore, ku jane rrenuar objetet shteterore, duke theksuar ne aktvendim per hudhjen e kallzimit penal se ka shkelje procedurale dhe civile, por jo penale.
Edhe njehere, e njejta “prokurori speciale” e ka bere kete veprim. Prandaj, eshte keqperdorim i mekanizmave ligjor per hakmarrje, e asgje me shume!
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...