I Përditësuar: Merret vendimi për militantin e LVV-së që dyshohet se kërcënoi Besnik Berishën
Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 19 August 2023
LAJM I PËRDITËSUAR
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendimin në lidhje me dyshimet se militanti i Lëvizjes Vetëvendosje, Abdullah Mjeku kishte kërcënuar avokatin, Besnik Berisha.
Të dyshuarit sipas informacioneve të fundit i është caktuar masa e dorëzanisë dhe i njëjti më pas është liruar.
Kanosja nuk ka të bëjë me profesionin e avokatit por si rezultat i paraqitjeve publike të avokatit Berisha përkatësisht kritikës së tij ndaj pushtetit.
Militanti siç mëson Insajderi e kishte kërcënuar avokatin derisa ishte duke ecur në këmbë. I dyshuari nga makina e kishte kanosur me fjalë dhe gjeste Berishën.
“Për korrektësi, kërcënimi nuk lidhet asgjë me punën time si avokat e as si pronar i mediumit, por lidhet me fjalën e lirë dhe mendimet e shprehura publikisht kundër pushtetit dhe kjo u bë sebep që ky militant të më kanos sëriozisht. Pavarësisht kësaj dhe kërcënimeve si ky, unë asnjëherë nuk do të ndryshoj bindje e as qëndrimet ndaj të keqes dhe padrejtësisë”, tha Berisha dje për Sinjalin.
Sqarim:
Nga të dhënat e fundit dhe të verifikuara pas raportit të Kryptometrit thuhet se Gjykata nuk ia ka caktuar masën prej 30 ditë paraburgim Abdullah Mjekut, i cili dyshohet se e ka kërcënuar avokatin Besnik Berisha.
Po ashtu avokati mbrojtës i Mjekut, Rexhep Podvorica, ka thënë se ndaj Mjekut është shqiptuar masa e dorëzanisë dhe i njëjti është liruar.
Të tjera
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...