Dugolli: Nëse prej 200 asamblistëve njëri kapet me drogë, është e padrejtë t’i mveshet gjithë VV-së
Autori: Gazeta inFokus
23:32 | 16 August 2023
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se është “e padrejtë dhe jo proporcionale” që rasti me asamblistin e kësaj partie në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci, i cili u arrestua në Shqipëri për trafikim droge, t’i mveshet të gjithë partisë më të madhe në vend.
“Këto aferat e supozuara të opozitës që tentojnë t’i mveshin partisë në pushtet, janë jo të drejta dhe jo proporcionale, pra shkak se nëse në mesin e mbi 200 asamblistëve është një asamblist i cili është zënë në flagrancë, pra duke kontrabanduar drogë, kjo është e padrejtë pastaj t’i mveshet një strukture të gjerë, e cila numëron mbi 60 mijë anëtarë”, tha Dugolli për RTV21.
“Kjo situatë gjithsesi se nuk është e mirëpritur, por është e dënueshme nga ana jonë”, shtoi ai.
Tutje deputeti tha se LVV është “një organizatë serioze” dhe se aty “nuk ka vend për akte të tilla”.
“Besoj që Komisioni Disiplinor, në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, i ka pasur të gjitha në konsideratë, pra i ka shqyrtuar edhe argumentet apo informatat që i ka pasur në lidhje me këtë rast dhe e ka marrë një vendim, për të cilin ata e kanë arsyetuar në atë formë që është publikuar. Pra nuk çka të shtoj më shumë, përveç se të them që Lëvizja Vetëvendosje është një organizatë serioze, e cila i merr vendimet në bazë të situatave të krijuara dhe nuk ka vend në Lëvizjen Vetëvendosje për akte të tilla, të cilat janë edhe të dënueshme edhe të papranueshme”, deklaroi Dugolli.

T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...






























