Lajme

Haxhiu dorëzon në Qeveri koncept dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 10 August 2023

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se sot ka proceduar në Qeverinë e Kosovës koncept dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative, në të cilin adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës.
Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se edhe një zotim i saj po përmbushet.

“Sapo proceduam në Qeveri Koncept Dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative, në të cilin adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës.

Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastrukturës ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative”, ka thënë Haxhiu.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera