Rozë

Këngëtarja e famshme poston fotot e ëmbla teksa ushqen me gji të birin (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 09 August 2023

Këngëtarja e famshme, Rihanna, ka ndarë disa fotografi të adhurueshme të saj, ku shfaqet duke ushqyer me gji djalin e saj, RZA. 35-vjeçarja shfaqet me një palë reçipeta nga marka e saj e veshjeve.

Ndërkohë super ylli dukej e lumtur ndërsa buzëqeshte dhe përqafonte të voglin me shumë dashuri.

Në imazhet në fjalë, krijuesja e hitit të famshëm “Umbrella”, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të dytë, mban në krahë të birin që i ka veshur një palë pantallona të shkurtra.

-Advertisement-

Në imazhet, krijuesja e hitit Umbrella, e cila aktualisht është në pritje të fëmijës së saj të dytë, e shikoi foshnjën e saj teksa shtrihej.

Ndërkohë në postimin e bërë në faqen zyrtare në “Instagram” të “Savage x Fenty”, shkruhet se “reçipetat e dizajnuara nga Rihanna u miratuan nga i vogli RZA”.

Kujtojmë se këngëtarja e famshme u bë nënë për herë të parë në maj të vitit 2022. Ndërkohë në fillim të këtij viti, 35-vjeçarja dha lajmin e bukur se ishte shtatzënë sërish.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy