Lajme

Shkon në 30 numri i të vdekurve në Pakistan, ku treni doli nga shinat

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 06 August 2023

Ka shkuar në 30 numri i të vdekurve, pasi një tren doli nga shinat në Pakistan.

Rasti është konfirmuar nga një zëdhënës i policisë pakistaneze, duke shtuar se mbi 100 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Pasagjerët e plagosur u dërguan në spitalet aty pranë. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin njerëzit nga rrënojat, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Aksidentet në sistemin e vjetër hekurudhor të Pakistanit nuk janë të rralla.

Ministri i Hekurudhave Saad Rafiq tha se hetimet fillestare treguan se treni po udhëtonte me shpejtësi normale dhe ata po përpiqeshin të përcaktonin se çfarë çoi në daljen nga shinat.

Një zëdhënës i hekurudhave në Karaçi tha se të paktën tetë vagonë dolën jashtë binarëve.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy