Fluksi i shtuar i automjeteve në trafik, policia del me njoftim
Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 04 August 2023
Policia e Kosovës njoftoi të premten se ka ndërmarrë masa të shtuara për mbarëvajtjen dhe kontrollin e trafikut me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të aksidenteve dhe reduktimin e kolonave në rrugë.
Përmes një njoftimi, policia deklaroi se këtë po e bën në kuadër të planit operativ “Sezoni veror 2023”, i cili po realizohet për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve në trafik këto ditë.
Sipas komunikatës për media, si rrjedhojë e kësaj po krijohen kolona të gjata sidomos në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.
“Duke marrë parasysh fluksin e shtuar të automjeteve në trafik ditëve të fundit, ku rrjedha e trafikut po zhvillohet më e ngadalësuar dhe si rrjedhojë po krijohen kolona të gjata sidomos në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, referuar kësaj gjendje në kuadër të planit operativ ‘Sezoni veror 2023’, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut po vazhdon me masa të shtuara për mbarëvajtjen dhe kontrollin e trafikut me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të aksidenteve dhe reduktimin e kolonave në rrugë”, thuhet në njoftim.
Policia tutje bëri të ditur se në këto rrethana, me qëllim të rrjedhjes normale të trafikut në ditët në vijim, prezenca policore do të ketë njësi shtesë të angazhuara të cilat do të jenë të pranishme në udhëkryqe, rreth-rrotullime si dhe segmente të caktuara rrugore për kontrolle dhe ofrimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
“Në kuadër të këtyre angazhimeve të shtuara njësitë policore po ndërmarrin veprimet e parapara ligjore duke mos përjashtuar gjobat ndaj kundërvajtësve të cilët nuk iu përmbahen rregullave dhe rrezikojnë pjesëmarrësit në trafik”.
Në 24 orët e fundit thuhet se janë shqiptuar 147 gjoba të ndryshme, përfshirë kundërvajtje pa patentë shofer, pa regjistrim te automjetit, ngasje nën ndikim alkooli, përdorim i telefonit gjatë ngasjes etj.
Të tjera
-
“Pjesën më të madhe të punës e kryen dëshmorët”, Kurti e Konjufca bëjnë homazhe te varret e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut
Në 35-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, ...
-
Emocionon nëna e heroit Afrim Zhitia: Humbja e tyre dhimbje e madhe shumë, por e di për çka kanë rënë
Nëna e heroit të kombit, Afrim Zhitia, Qamile Zhitia ka treguar momentin e rë...
-
Për Darkën e Lamës përgatitet flija dy metërshe, po shikohet mundësia për të aplikuar në Guinness
Këtë të shtune në Has të Prizrenit po mbahet për herë të dytë Darka e Lamës, ...
-
SHBA “karton të verdhë” UNMIK-ut rreth raportimit për situatën në Kosovë, i kërkon ta ruajë paanshmërinë
Ambasadori Robert Wood, përfaqësues alternativ për Çështje të Posaçme Politik...
-
Dy qytetarë në Pejë dorëzojnë në Polici shuma të konsiderueshme parash dhe dokumente që i gjetën në rrugë dhe autobus
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy qytarë në Pejë janë paraqitur në stacion ...
-
Hekuran Murati merret me pagat në kohën e Haradinajt, pas akuzave se ndërhyri në raportin e ZKA-së
Ministri i Financave ka zgjedhur të merret sot me pagat në kohën e qeverisjes...
-
Probleme me furnizim të ujit në kryeqytet, ky është reagimi i KRU “Prishtina”
KRU “Prishtina ka njoftuar për problemet me ujë që po kanë disa lagje në krye...
-
Prezantoi dokumente false të Serbisë, arrestohet një person në Jarinje
Një person është arrestuar në Jarinje në premten. Ai dyshohet për falsifik...
-
UNESCO: Çdo katër ditë vritet nga një gazetar
Një gazetar është vrarë çdo katër ditë në dy vjetët e fundit, sipas raportit ...
-
Serbia nis hetime pas shembjes së strehës në Novi Sad që la 14 të vdekur
Serbia ka nisur të shtunën hetime për shembjen e një strehe betoni mbi hyrjen...
-
Kurti në Zvicër: Serbia gjithmonë do të jetë rrezik për Kosovën dhe vendet fqinje që i pengojnë projektit të “botës serbe”
Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit dyditor në Zvicër, ishte i ftuar për...
-
“Shifra të fryera” – Profesori Berim Ramosaj i përgjigjet zëvendëskryeministrit Bislimi për “transformimin e ekonomisë së Kosovës”
Profesori Berim Ramosaj ka qenë i ftuari i kësaj jave në emisionin “Infotalks...