Kanadezi bleu një shtëpi plot me mbeturina, por gjeti brenda saj “thesare”
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 01 Gusht 2023
Me thënien “plehrat e dikujt janë thesar për dikë tjetër” u bind një tregtar antik pasi bleu një shtëpi në një gjendje kaotike dhe më pas gjeti sende me vlerë rreth 270 mijë euro në grumbujt e gjërave.
Alex Archbold, i cili zotëron një dyqan antik në Edmonton, Alberta, Kanada, dhe drejton një kanal të njohur në YouTube me qindra mijëra ndjekës, bleu shtëpinë dhe sendet e mësueses të ndjerë të muzikës, Beth-Joan Ruck.
“Më thanë se kishte të ardhura modeste dhe nuk prisja shumë”, tha ky kanadez për Bored Panda. Mirëpo, siç thotë ai, kur ka hyrë për herë të parë në shtëpi ka mbetur i befasuar nga gjendja e saj.
Ishte një rast ekstrem i grumbullimit”, tha Archbold. Ai e bleu shtëpinë vetëm për një arsye. “Unë në fakt e bleva shtëpinë dhe gjëra të tjera vetëm sepse mendova se mund të ishte një aventurë argëtuese për kanalin tonë në YouTube dhe të paktën do të merrja një piano. Nuk mund të shihej se çfarë kishte në shtëpi, sepse në atë moment ishte plot me gjëra. Grumbujt ndonjëherë ngjiteshin deri në tavan”, deklaroi ai.
Së bashku me gruan dhe fëmijët e tij, YouTuber-i ka “krehur” shtëpinë në kërkim të çdo gjëje që mund të shiste dhe u habit menjëherë kur hasën në shufra argjendi, të fshehura në një grumbull letrash.
Sipas Archbold, kjo ishte vetëm maja e ajsbergut. “Kemi gjetur kuleta plot me para të gatshme, një shufër argjendi me peshë gati tre kilogramë dhe çanta plot me unaza ari dhe diamanti”, tha ai.
Ankandi fillestar i solli atij gati 200 mijë dollarë, zbuloi ai. Archbold pret të marrë të paktën 100 mijë dollarë të tjerë deri në kohën kur shtëpia të jetë plotësisht e zbrazur.
Ai dhe familja gjetën gjithashtu disa kuti me veshje nga shtëpi luksoze të modës si Chanel, Burberry dhe Tiffany. Përveç kësaj, ata zbuluan dollapë të tërë plot me veshje vintage dhe stilistë që datojnë dekada më parë.
Në shtëpi u zbuluan gjithashtu regjistrime të vjetra me vlerë, takëm antike, këpucë, libra dhe të paktën tre makina qepëse.
“Gjithçka ka potencial këtu. Ky ishte investimi më i mirë që kam bërë ndonjëherë”, shpjegoi Archbold.
Ky i fundit zbuloi se e ka mbajtur pianon për vete dhe shpreson ta transferojë në një kafene që planifikon të hapë pranë dyqanit të tij ekzistues.

T� tjera
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
































